Sipas një hulumtimi nga sunshine.co.uk nga i cili janë marrë në pyetje së paku 2100 njerëz një nga destinacionet që paraprin më shumë divorce është Meksika.
 
21% e çifteve të cilët janë ndarë pak kohë pas muajit të mjaltit janë shprehur se pushimet i kanë kaluar në Meksikë.
 
Vendi i dytë më “ters”renditet Ibiza me 17 % që pasohet nga Portugalia me 12%, Cape Verde me 9% dhe Lanzarote me 7 %.
 
Ndërsa ka edhe një listë të vendeve që duket se janë më fatsjellëse sa i përket jetëgjatësisë së marrëdhënies.
 
Vendi më i mirë është Tenerife me 18% që pasohet nga Italia me 15 %, Qipro me 13 %, Majorka me 10 % dhe Mainland Spanjë me 9 %.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com