Pas shkarkimit nga vetingu i gjyqtarit Fatos Lulos se nuk justifikoi pasurinë, Kuvendi i Shqipërisë rihapi garën për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë ditën e sotme Kuvendi ka publikuar emrat e gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e tyre dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për këtë pozicion .
Kandidatët janë: 1. Ardita Buna Alsula 2. Ded Kasneci 3.Klodian Rado 4. Regleta Panajoti 5. Shaqir Hasanaj 6. Vjosa Bodo Mujo
Gjykata Kushtetuese është Gjykata më e lartë në Shqipëri e cila vendos se çfarë do të thotë Kushtetuta. Ajo mund të vendosë edhe kundër Presidentit, Kryeministrit si dhe agjencive qeveritare.
Aktualisht Kushtetuesja ka vetëm një anëtar, Vitore Tushën, në krahasim me 9 që duhet të ketë. Do të jetë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili me anë të një grupi Gjyqtarësh dhe Prokurorësh me provojë do të kontrollojë kualifikimet e kandidatëve që janë shprehur të interesuar.
Më pas ata do të propozojnë tre emra për secilin vend në këtë gjykatë dhe më pas do të kalojë me rotacion mes Kuvendit Presidentit dhe Gjykatës së Lartë. Nëse nuk bien dakord, atëherë do të zgjidhet automatikisht kandidati i renditur më lart nga lista e KED. KED i nisi intervistat më 7 gusht me Besnik Muçin, ndërsa i mbylli me kandidatët e tjerë Arta Vorpsi, Elsa Toska, Fiona Papajorgji, Regleta Panajoti dhe Marsida Xhaferllari.
Gjykatës Kushtetuese do t'i duhen edhe disa muaj për të qenë funksionale dhe për të shqyrtuar me seancë dekretin e zgjedhjeve apo shkarkimin e presidentit Meta. Pas pak kohësh kjo gjykatë do të mund të ketë 5 anëtarë ndërsa për të realizuar seanca gjykimi kërkohen minimum 6 anëtarë. Por nga lista e këshillit të emërimeve në drejtësi mund të emërohen 4 gjyqtarë duke u bërë 5 së bashku me Vitore Tushën që qëndron ende në detyrë.