Harta territoriale e vendit, pritet të jetë përsëri objekt diskutimi për tu rishikuar dhe për të patur një tjetër numër bashkish.
Shtysë për këtë janë të dhënat e reja të popullsisë, ku rezulton se 11 qarqe përveç Tiranës janë me rënie të fortë të popullsisë, ndërkohë 15 bashki numërojnë më pak se 10 mijë banorë (Pustec, Libohovë, Këlcyrë, Fushë-Arrëz, Konispol, Delvinë, Pukë, Memaliaj, Tepelenë, Kolonjë, Përmet, Dropull, Himarë, Poliçan dhe Selenicë).
“Është momenti për të bërë korrigjime të ndershme. Është tregues i mjaftueshëm për të bërë korrigjime të hartës territoriale. Mund të ndërhyjë në sistemin territorial, mund të ndërhyjmë në sistemin administrativ, mund të ndërhyjmë sistemin financiar, por edhe në atë zgjedhor”, thotë Agron Haxhimali.
Rezultatet e censit do të sjellin edhe rishikim të formulës së ndarjes së buxhetit për pushtetin vendor brenda vitit, pasi fondet që marrin bashkitë bazohen në treguesit e numrit të popullsisë, dendësisë së popullsisë dhe numrit të nxënësve.
“Censi është përcaktues për rindarjen e buxhetit kombëtar, për ndarjen e drejtë të buxhetit në pushtetin lokale. Transferta e pakushtëzuar që qeveria jep për bashkitë e ka kriterin kryesor numrin e popullsisë. Ky kriter përbën 80% të shpërndarjes së fondeve”, pohon eksperti.
Në formulën e re të ndarjes së buxhetit që qeveria po diskuton, pritet të përfshihet edhe dhënia e granteve në bazë të performancës së bashkisë, por Haxhimali apelon të mos ulet buxheti pavarësisht se ka rënë numri i popullsisë.
“Mendoj se ka nevojë për një formulë tjetër të shpërndarjes së transfertës së pakushtëzuar për bashkitë. Vërtetë është ulur popullsia por kapitali natyror është atje, pyjet, tokat dhe infrastruktura mbetet”, thotë Haxhimali.
Për këtë vit transferta e pakushtëzuar që i është shpërndarë bashkive është 36.5 miliardë lekë, dhe brenda kësaj vlere është përfshirë edhe kosto për rritjen e pagave.
S.B/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3084
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plazhet bosh apo plot/ Çoçoli: Hotelet, të prenotuara deri në tetor! Haxhimali: Pse duhet të merret kryeministri me shezlonget dhe çadrat?
19 Korrik, 18:59
-
Të dhënat e Censit dolën/ Çoçoli në 'Studio Live': INSTAT duhet të bëjë transparencë pse u vonuan! Haxhimali: Ka indicie për 1.7 milion banorë
28 Qershor, 19:07
-
Pr/ligji për prefektin/ Eksperti kundër: Po kërkojnë pushtet, kryebashkiaku zgjidhet me votë, nuk mund të shkarkohet
31 Tetor 2023, 16:43
-
Bashkitë në vështirësi financiare me administrator, eksperti Haxhimali në Report Tv: Kundra, i cenohet autonomia! Qeveria duhet t’i kishte marrë përsipër borxhet
5 Gusht 2022, 15:11
-
'Territorialja' 'ndez' debate në 'Pa Protokoll', Mziu: Jemi të fundit në rajon në buxhetin në raport me GDP-në! Llatja: Është më mirë pas 8 vitesh
1 Korrik 2022, 22:16
-
Reforma Territoriale, caktohen ekspertët teknik! Mziu: Të mos shkojmë te shpikja e rrotës, të marrim eksperiencë nga vendet e rajonit
29 Qershor 2022, 10:26
-
Ndarja e re territoriale, eksperti Haxhimali në Report Tv: Brenda shtatorit Reforma të përfundojë, duhet rritje e numrit të bashkive dhe ndarje në 6 rajone
15 Qershor 2022, 13:28
-
Reforma territoriale, eksperti në Report Tv: Ajo e 2014 ishte bashkëkohore, por jo funksionale, nuk arriti misionin! Shqipëria mos të ndahet në më shumë se 90 njësi vendore
18 Shkurt 2022, 13:28
-
Kreu i Bashkisë së Elbasanit e pranon në Report Tv: Janë rritur me 20% tarifat, por janë 16 mijë familje të përjashtuara
11 Janar 2022, 20:35
-
54 mln € borxhe! Projekt-buxheti 2022 i jep bashkive 225 mln euro, Haxhimali: Nuk mjafton, shumica e pushtetit vendor varet nga buxheti shtetit
29 Tetor 2021, 21:51
-
COVID tkurr me 4.9% të ardhurat e bashkive, mblodhën 21.9 mld lekë, ulën shpenzimet! Haxhimali: Më të dëmtuara të prekurat nga tërmeti! 2021-shi s’premton rimëkëmbje
22 Shkurt 2021, 22:04
Reforma teritoriale per bashkine e Tiranes eshte jo vetem e padrejte,por eshte KRIMINALE! Njesite administrative nuk kane asnje kompetence,asnje budget per investime dhe sherbime,jane pjese e mashtrimit propagandistic sepse nuk u sherbejne qytetareve por interesave elektorale te partise ne pushtet! Reforma teritoriale ne njesine administrative Kashar eshte kryer sipas parimit te Mao Ce Dunit qe "Fshati te rrethoje qytetin",sepse nje fshat me rreth 5 mije banore fermere komandon nje lagje nr.14,Astiri -Yzberishti me 100 mije banore! Te gjitha njesite administrative te bashkise Tirane nuk kane administrate dhe drejtuesi I tyre emerohet nga bashkia! Ndersa bashkite e vendit ,shumica me me pak se 50 Mike banore kryetaret dhe keshillat bashkiake I votojne,kane buxhete etj ndersa te gjitha parate e Tiranes I perdor Veliaj per interesat e veta korruptive duke e lene lagjen nr.14 pa asnje cerdhe,kopshte,shkolla etj!
PërgjigjuUlja e buxhetit pse keto bashki kane me pak banore eshte formula me e keqe qe te nxisesh largimin dhe me shume te banoreve te tyre.Sa here qe ka probleme qe nuk zgjidhen prej shume kohesh ne keto zona vetem dy lloj /refrenesh/ degjon,nga nje ane bashkite qe perserisin avazin e /mungeses se fondeve/ dhe nga ana tjeter,banoret qe thone do te largohemi,nuk rregullohet/zgjidhet asgje,nuk ka shprese!
Përgjigju