Vendi gati për të emetuar Eurobondin e 5 në vlerën e 500 milionë eurove! Financat kërkojnë konsulent ligjor për emetimin e tij

Eurobondi i pesti do të emetohet nga Qeveria këtë vit, me vlerë 61.890 miliardë lekë ose më shumë se 500 milionë euro. Marrja e borxhit të ri është parashikuar në ndryshimin e fundit të buxhetit ku është rritur financimi i deficitit buxhetor.  Financimi nga burimet e huaja nga 29.7 miliardë lekë që u parashikua në fillim, do të jetë 100.5 miliardë lekë.

Ndërkohë Ministria e Financave ka hapur edhe thirrjen për të gjetur konsulentin ndërkombëtar që do të asistoj qeverinë në këtë proces. Por në ftesën e bërë qeveria nuk do të ketë fokus vetëm tregun evropian por edhe tregun anglez dhe atë amerikan, pasi në dokument thuhet se këshilltari ligjor duhet të ofrojë ekspertizë në ligjin anglez dhe atë federal të letrave me vlerë në SHBA.

I fundit Eurobond u emetua  në qershorin e kaluar në vlerën e 650 milionë eurove, dhe deri më tani vendi ka marrë në tregjet e huaja 1.9 miliardë euro eurobonde. Borxhi po merret për shkak të dëmeve të pandemisë dhe borxheve të kaluar, ç’ka do të pasohet edhe më rritjen e borxhit publik i cili shkon 1.386 trilionë lekë, me një rritje prej 54.7 miliardë lekësh krahasuar me parashikimin fillestar.

Më një borxh të ri është e pamundur të nis ulja e borxhit që në  2023, ndaj për këtë arsye Ministria  Financave ka propozuar ndryshime në ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor ne Republikën e Shqipërisë, ku shtyn afatin për të dalë në balancë primare pozitive, nga viti 2023 në vitin 2024.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lola: 24/06/2021 13:01

    Pra mire qe zyrtaret krimben ne rroga te majme, zhvasin parane publike, jane ortake me pasirite e trafikanteve por tani du tu jepni edhe mundesine te majmen edhe ca permes shpelarjes me eurobondin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion