'Vendi po zbraset'/ Basha tregon planin me tre pika: Do frenojë largimin e të rinjve jashtë vendit

'Vendi po zbraset'/ Basha tregon planin me tre pika: Do frenojë largimin e të rinjve jashtë vendit

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka prezantuar planin e tij në mbështetje të të rinjve, sipas së cilit do të frenojë largimin në masë të të rinjve jashtë vendit.

Plani i kryedemokratit ka tre pika kryesore, taksa të ulëta, investime në teknologji dhe një politikë fiskale që mbështet punën.

Për Bashën, gjatë qeverisjes së Ramës janë promovuar njerëzit me rekorde kriminale dhe për shkak të korrupsionit të lartë, të rinjtë nuk kanë marrë atë që meritonin, dhe kjo sipas kryedemokratit do të marrë fund me ardhjen e tij në pushtet.

"1 në çdo 3 persona që ikën nga vendi ynë është i ri apo e re, ndërsa Shqipëria është ndër vendet me largimin më të madh të trurit në rajon, sipas raportit më të fundit nga Gallup. Sot shqiptarët largohen sepse kanë më pak mundësi për arsimim dhe ata që arsimohen më pak mundësi për punësim. Me Edi Ramën janë promovuar ata që kanë rekorde kriminale dhe jo të rinjtë e mirëshkolluar. Taksat e larta të qeverisë Rama këto 7 vjet kanë marrë më shumë para nga xhepat e të rinjve se çdo qeveri tjetër, teksa korrupsioni nuk lë të ecin përpara ata që janë profesionistë të ndershëm.

Largimi i të rinjve është një plagë tjetër e madhe për Shqipërinë. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur në vendin tonë të rinjtë si krahun më vital të punës. Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre. Ata kanë plot ide, pasion dhe energjinë e duhur për t’i dhënë një hov të madh pozitiv zhvillimit të vendit. Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht: me taksa të ulëta, investime në teknologji dhe një politikë fiskale që mbështet punën. Plani ynë do të krijojë hapësira që kushdo që dëshiron të arsimohet e të punësohet ta bëjë këtë në vendin e vet. Shqiptarët duan një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe që u bëhet atyre krah, një qeveri që ofron mundësi dhe punë per djemtë dhe vajzat tona", shkruan Basha.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PËR ASIN: 24/08/2020 18:52

    QEKE FENOMENAL O AS PO LYLI ËSHTË PRAS E NUK DO TJA DI PO TA PYSËSH SA BOJN 30×7=201 DO THOT LYLI BRYLI. O ÇE KA GJET SHQIPRIN LYLI DO BOHET KRYEMINISTËR E MONIKA FSHATARE KOMPLET ROT K--E DO TA BOJM MINISTRE TË SUMËS SE LIKES SI PUNON SUMA E MONIKA JA REGULLON.

    Përgjigju
  • asl: 24/08/2020 15:21

    O Lulzim ti e di shume mire se te rinjte ikin se qeveria 30vjeçare e mesoi rinine te zgjidhte rugen me te shkurter per te nxjere leke,e la rinine te pashkolluar 70% e deputeteve i kane dipllomat e shkollimit fallco moret çobane,shpellare e kriminela e i bete politikane doktora e dekane universiteti,prokurore e gjykates.N.q.s Enveri e la Shqiperine 45 vjet mbas dhe eshte e vertete ju "demokratet" e late 30× 7=le ta gjej Luli sa bejne.Hipokrita!

    Përgjigju
    • maloku: 24/08/2020 15:41

      me e fitu ti tash mo lul tan shipnia ik ti den me na ndricu shko mso tabelen e shumzimit mrapa hajde drejto venin

  • ERP: 24/08/2020 09:56

    Ti je nje nga knntribuesit kryesore per largimin e te rinjve. Te kishte pasur nje opozite tjeter e kishim votuar me kohe. Sinqerisht 100 here me mire ky sesa ju

    Përgjigju
    • Lui: 24/08/2020 15:25

      Absolutisht dakord ERP.

    • fix po fix: 24/08/2020 11:08

      Nuk ke cafre i shton ketij komenti. Opozita eshte institucion qe frenon "gabimet" e qeverise dhe ofron alternative. Nuk kam pare vec vrerit te perditshem asgje tjeter nga kjo opozite

  • haha: 24/08/2020 09:30

    Ik fli gjume se ke pare enderr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury, BBC lëvdata të mëdha për artisten shqiptare