Vendimet e Disiplinës/ Pezullohet me 6 muaj Redi Jupi, Tirana rrezikon pezullim pikësh nëse s’shlyen Shehin

Vendimet e Disiplinës/ Pezullohet me 6 muaj Redi Jupi, Tirana rrezikon pezullim pikësh nëse s’shlyen Shehin

Baneri i Komisionit të Disiplinës në FSHF

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka pezulluar për 6 muaj nga futbolli Redi Jupin, administratorin e ‘Football Republic’, pasi në një ndeshje të moshave është aktivizuar një futbollist i cili nuk lejohej. Jupi, një ish-futbollist me emër në futbollin tonë, e ka pësuar bashkë me akademinë që ai drejton, pasi ekipi U-15 ka humbur 0-3 ndeshjen në tavolinë kundër Dinamo City.

Ndër vendimet e tjera bie në sy se Elbasani është dënuar të luajë 4 ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljes së tyre në ndeshjen e fundit kundër Lushnjes. Ata kanë fyer futbollistët e ekipit mik gjatë gjithë kohës, ndërsa kanë hedhur edhe sende në fushë. Përveç mbylljes së dyerve të stadiumit, Elbasani duhet të pagujë edhe një gjobë prej 200 mijë lekësh.

Sakaq është paralajmëruar Tirana që të pagujë paratë që i detyrohet Orges Shehit, trajnerit aktual të Partizanit. Ky i fundit pas shkarkimit në tetor nga bardheblutë hodhi në gjyq klubin dhe dhoma e zgjidhjes së konflikteve i dha të drejtë. Në rast se Tirana nuk i paguan detyrimet e prapambetura dhe atë që i detyrohet pas shkarkimit, bardheblut mund të dënohen deri në heqje pikësh.

--Të gjitha vendimet e Disiplinës:

  1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Zyrtari i KF Laçi, Mario Bytyçi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  4. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke fyer lojtarët e ekipit mik në mënyrë të përsëritur si dhe hedhje sendesh në fushën e lojës, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 13, 17/1 dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. KF Vora, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. Luzi i Vogël 2008, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  7. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  8. Lojtari i KF Sopoti, Shaqir Jugu, për sjellje te dhunshme lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Zyrtari i KF Sopoti, Fatjon Xhafa, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Zyrtari i KF Shënkolli U-16, Flavio Licaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Samuel Zito, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF Laçi U-17, Samuel Biba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. KF Laçi U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kundër Flamurtari FC U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  14. Lojtari i Troplini Academy U-15, Leonard Muslika, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. AF Kampionët U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15 Grupi D, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  16. FC Lushnja U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Ndërajonale U-19, kundër Arena U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  17. Football Republic U-15, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë U-15 Grupi C, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo City U-15, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  18. Zyrtari i Football Republic, Redi Jupi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.
  19. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Orges Shehi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 14.12.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Serxhio Varfi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Erald Kapo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  22. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vora, Xhuljo Tabaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  23. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Florian Peqini, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë