Vendimi i qeverisë/ Ulet mesatarja për degët e mësuesisë! Nga 7.5 shkon në 6.5, por studentët nuk mund të bëhen mësues

Nota mesatare do të ulet nga 7.5 në 6.5 për të gjithë maturantët që synojnë një profesion si përkthyes, psikolog, punonjës social, ciceron, historian, gjeograf, etj që përfshihen në degët e mësuesisë. Këtë bëri me dije ministrja e Arsimit, Evis Kushi duke treguar se ky vendim i Këshillit të Ministrave vjen pasi ka shqetësime nga universitetet se ka pak regjistrime për shkak të kriterit të notës mesatare.

Megjithatë, edhe pse vijojnë studimet për mësuesi, nuk mund të bëhen mësues. Për ata që duan të bëhen mësues, do të vijojë mesatarja minimale 7.5.

“Me reformën e mësuesisë në vitit 2017, sot të gjithë maturantët që vazhdojnë për mësuesi duhet të kenë minimumi mesatares 7.5. Por ndërkohë shqetësimet që kemi patur nga universitetet lidhen me faktin që këto programe jo të gjithë maturantët që regjistrohen, duan të bëhen mësues. Jemi të gjithë dakord që mësuesit duhet të jenë më të mirët, kemi një dakordësi edhe me universitetet që kriteri për ata që duhet të bëhen mësues kriteri duhet të jetë 7.5 por në këto programe mund të hyjnë edhe ata maturantë që duan të hyjnë në një profesion tjetër.

Për ta konkretizuar me një shembull. Jo të gjithë ata që vazhdojnë për gjuhë të huaj, duan të bëhen mësues. Mund të ketë nga ata që duan të vazhdojnë për gjuhë të huaj por të bëhen përkthyes, apo të punojnë në një institucion tjetër.  E njëjta gjë edhe për ata që studiojnë për Gjuhë-Letërsi. Jo të gjithë që shkojnë për Gjuhë-Letërsi duan të bëhen mësues.

Ka nga ata që janë të apasionuar pas letërsisë dhe duan të punojnë në një shtëpi botuese apo të shkruajnë. Me vendimin e sotëm ne u japim mundësi edhe maturantëve që mbarojnë studimet me mesatare 6.5 të hyjnë në këto programe të ciklit të parë, por ata do të kenë një kod të veçantë në numrin e matrikullimit që më pas të mos vazhdojë për mësuesi por në programe të tjera të ciklit të dytë master për profesione të tjera.

Është një ndryshim të cilin ne e kemi dakordësuar  edhe me vetë universitetet dhe presim që në vitin e ardhshëm akademik numri i studentëve që regjistrohen në këto programe të jetë më i lartë”, tha Kushi.

Ministrja theksoi se për mësuesit do të vijojë të jetë minimumi i mesatares 7.5 ndërsa po finalizohet një paketë për të mbështetur programet e mësuesisë. Javën e ardhshme mund të jetë gati paketa për të gjithë të rinjtë që duan të studiojnë për mësuesi. E pyetur nëse ky vendim vjen sepse ka krizë për mësues, ministrja e Arsimit tha se ka shumë prej tyre që kanë aplikuar në portal dhe presin të punësohen. Ndaj vendimi vjen për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve në universitete prej kufizimit të notës mesatare.

“Sistemi nuk është në krizë për mësues, por vjen për shkak se universitetet janë të shqetësuara se në këto programe ka shumë pak regjistrime për shkak të kriterin e notës mesatare”, sqaroi ministrja Kushi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sefer daja: 26/05/2022 16:35

    Ime bijë ka mbaruar për mësuesi. E ndoqi këtë degë nga pasioni(kish mesatare 9.1 në Ismail Qemali) Ka mbaruar me rezultate shume te mira POOR 6 vite zgjati shkolla, bashke me stazhin,1 vit priti të jepte provimin e liçensës( e dha para 1 muaji), tani pret të japë provimin e portalit,të regjitrohet tek "Mësues për Shqipërinë" e pastaj në shpresë të Zotit! ( na kan thënë se pa 5000€, nuk bohet fjalë për emërim, dhe ky 1-vjeçar) Pra, me këto andrralla, kush do të regjistrohej prap në këtë degë?? Dhe ka vite ky problem: studentët, humbin 1-2 vite se nuk hapet në kohë provimi liçensës ose portali!

    Përgjigju
  • Andi: 26/05/2022 16:11

    Suksese ne jete!!! Me kete mesatare i dh*** te gjithe sistemin profesional. Refermoni sistemin duke e bere hermetik dhe jo duke e shqyer. Stimuloni arsimin, rinine

    Përgjigju
  • Edmond: 26/05/2022 15:11

    Nxenesit do dalin me mesatare 4.2 Hahhahahhahhahahhahhahahha Suksese ne jet .

    Përgjigju
  • ss_: 26/05/2022 14:55

    A nuk mund te gjendet stimul tjeter per ti terhequr studentet te aplikojne per mesuesi? Po per te vazhduar master do kete mestare pranimi ? A po cpo talleni mire ju...

    Përgjigju
  • Filip: 26/05/2022 14:38

    Keshtu vazhdon shkaterrimi sistematik i te ardhmes se ketij vendi. Zot na ruaj nga keta budallenj! Askush nuk preferon mesuesine sepse nuk paguhet dhe ne nje shoqeri me antivlera materialiste si llumi ku jetojme, as nuk respektohet. Cfare te ardhme presim nga arsimi i brezave te ardhshem, kur vetem llumi do jete i gatshem t'i instruktoje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër