Vendimi europian që “fundosi”
Ismetin dhe Mulosmanin

Vendimi europian që “fundosi”<br />Ismetin dhe Mulosmanin
STRASBURG– Më 8 tetor të këtij viti, trupi gjykues i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg hodhi poshtë edhe shpresën e fundit të Jaho Salihit dhe Ismet Haxhisë për të fituar lirinë. Sipas vendimit, procedurat penale, që çuan në dënimin e oficerëve të rangut të lartë të policisë shqiptare për përfshirje në vrasjen e një politikani ishin të drejta. Gjykimi i çështjeve nr. 29861/03 Haxhia kundër Shqipërisë dhe 29864/03 Mulosmani kundër Shqipërisë nuk është përfundimtar, pasi mund të apelohet pranë Dhomës së Madhe të Strasburgut. Por, duket se ka qenë unanim në rastin e Jaho Salihit dhe me shumicë votash në rastin e Haxhisë, raporton sekretaria e Gjykatës.

Përfundimi i trupit gjykyes ka qenë se nuk është konstatuar shkelje e neneve 6 paragrafi 1 dhe 3 (a) deri (d) – e drejta për një gjykim të drejtë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Gjykata ka arritur në konkluzionin se procedurat e ndjekura në të dy rastet nuk përmbanin asnjë element të mungesës së drejtësisë. Avokatët e aplikantëve kanë patur në dispozicion mjaft kohë që të studjonin dosjen e çështjes; dënimet e tyre janë kryer mbi bazën e dëshmive nga një numër dëshmitarësh dhe Gjykata nuk mundi të gjejë arbitraritet në paraqitjen e provave.

Nga ana tjetër, Gjykata mendon se ankesa e Jaho Salihit për një shkelje të së drejtës së tij për t’u prezumuar i pafajshëm është e pabazuar në mënyrë të dukshme. Ndërkohë që një deklarim publik nga ana e një politikani kryesor të opozitës, i cili akuzoi menjëherë pas krimit Salihin për vrasje, mund të ketë patur ndikim edhe pse Salihi u akuzua më se një vit më pas, politikani që e bëri këtë deklaratë, e bëri si një qytetar privat dhe nuk mbante asnjë post publik në atë kohë, arsyetojnë gjyqtarët.
 
 Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër

VIDEO/ Gazetari i njohur britanik flet për Shqipërinë: Ylli i këtij viti në turizëm, duhet vizituar patjetër