Vendimi i Apelit për PD, Sula dhe Çollaku: Kandidatët e Primareve të regjistrohen në zgjedhje me logon e PD! Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme

Vendimi i Apelit për PD, Sula dhe Çollaku: Kandidatët e Primareve të regjistrohen në zgjedhje me logon e PD! Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme

Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit, që rrëzoi vendimin e Agron Zhukrit dhektheu çështjen për shqyrtim në Shkallën e Parë me trupë tjetër gjykuese. Përmes një reagimi në Facebook, Sula thotë se bashkimi i demokratëve është rruga e vetme dhe e duhur për shqiptarët ndërsa thekson se vendimi i Apelit s’është triumf për askënd prej demokratëve. Edhe deputeti Kreshnik Çollaku e ka mbështetur këtë propozim të Sulës. 

Ai sugjeron që të bëhen të gjithë bashkë për të shkuar në zgjedhjet e 14 majit të bashkuar. Kështu thotë se kandidatët që kanë dalë nga primaret e Berishës të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 14 majit vetëm me logon e Partisë Demokratike. 

“Bashkimi i demokratëve, rruga e vetme dhe e duhura për gjithë Shqiptarët! Vendimi aq shumë i stëtzgjatur i Gjykatës së Apelit nuk është triumf për askënd nga ne demokratët. Nëse ne që jemi mandatuar për të përfaqësuar demokratët e thjeshtë nuk do dimë ta kthejmë këtë situatë në favorin tonë, atëherë vendimi i mbrëmshëm do favorizojë vetëm atë që është në pushtet tani.

Nuk ka asnjë arsye për revansh. E vetmja zgjidhje është BASHKIMI. Këtë nuk e bën asnjë forcë hyjnore, asnjë vendim gjykate por e bëjmë vetë ne duke vendosur interesin e demokratëve, e shqiptarëve para ndonjë interesi të ngushtë.

Kandidatët demokratë për zgjedhjet e 14 majit duhet të regjistrohen në KQZ, vetëm me logon e PD. Kandidatët e dalë nga “Primaret” me ndonjë korigjim për më mirë ku të jetë e mundur, duhet të futen në zgjedhje me logon e PD dhe si demokratë.
Këtë mllef ndaj qeverisë që përpos 1001 të zezave që i ka bërë ekonomikisht vendit, investohet vazhdimisht me çdo mënyrë të ligjshme e të jashligjshme të dëmtojë opozitën, duhet ta kthejmë në një energji të përqëndruar për tu përballur me mazhorancën aktuale. Këtë duhet ta bëjmë tani. Në zgjedhjet lokale duhet shkojmë të bashkuar.

Të bashkuar ne fitojmë shumicën e bashkive të vendit. Pasi të mundim mazhorancën, brenda 2-3 muajve futemi në zgjedhje dhe strukturim të brendshëm. Zgjedhim funksionarët nga më të thjeshtin, kryetar seksionesh,kryetar grupseksionesh,kryetar degesh deri te kryetarin e PDSH-së duke bërë një proces gjithëfshirës dhe duke i krijuar liri gjithësecilit që të ketë mundësi të kandidojë.
-Bashkimi i të gjitha rrymave brenda nes, në një lum të madh energjie kundra qeverisë aktuale është emergjencë kombëtare.

Sigurisht më pas zgjedhjet e brendshme nga “këmba te koka” janë domosdoshmëri jetike. Ta caktojnë të gjithë demokratët pa asnjë përjashtim se cilët do jenë përfaqësuesit në të gjitha strukturat e PD”, shkruan Sula..

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi dje rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datë 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. Nga ana tjetër PD e Berishës ka afat 5 ditë që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:41
Apeli i la ‘vulën’ e PD Alibeajt, Çollaku mbështet Sulën: Kandidatët e primareve të na bashkohen, garojmë së bashku të pa ndarë

1677926554_kreshnikcollaku.jpg

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ka mbështetur propozimin e Dashnor Sulës që në zgjedhjet e 14 majti të futen kandidatët që kanë dalë nga primaret e Berishës.

“Unë e mbështes qëndrimin e kolegut Dashnor Sula ,dhe mendoj se kemi cdo mundesi qe ne zgjedhjet e 14 majit te shkojmë me kandidate te perbashket,kandidate te te gjithe demokrateve nen siglen e PD,unike e te pandare.

Ne shumicen e bashkive ne kemi mundesi te perfaqesohemi me kandidate qe mund te marrin mbeshtetje konsensuale nga te gjithe.

Mjafton vetem vullnet i mire.”- shkroi ai. 

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/03/2023 01:57

    Pa ikur perfundimisht Berisha nga skena nuk mund te kete bashkim.Nuk iu mbyll dera,qe te futet nga dritarja.Te tera ata kandidate qe dolen nga primaret e Foltores jane perkrahes e fanatike te Sales qe po te futen ne PD zyrtare do te ngulmojne te vendosin rregulloren e dale nga kuvendi i Sales dhe Salen vete ne krye dhe do t'i vene sterkembeshin,do te sabotojne e kane per te hequr te gjithe perkrahesit e Bashes dhe Alibeajt.

    Përgjigju
  • XhaJaho: 04/03/2023 12:22

    Ky nuk qenka ne terezi , paskeni ngelur pa intelektuale qe doni te afroni Kerricat, Bocat dhe Sulat si kandidate per kryetare bashkie, mund te ribashkoni PD me Ata antare partie te thjeshte dhe me simpatizantet te cilet u mashtruan nga Foltorja, Po kursesi jo bashkim me kryesine e Foltores , keta e kane vendin tek pampersat e plakut “Mere”

    Përgjigju
  • simfonia: 04/03/2023 11:55

    Vulen e moret nga mafia ne pushtet, por cudi e madhe qe paniku ju eshte shtuar edhe me shume, fytyra ju eshte nxire akoma me teper, leqet e kembeve po ju dridhen edhe me shpesh. Nuk dini cpo beni o te mjere jeni ne ajer e perpiqeni te silleni si ne toke. Skeni kuptuar asgje akoma, prisni prisni se nuk keni pare gje akoma.

    Përgjigju
  • peqini: 04/03/2023 10:41

    Gjeli i detit eshte me i bukir se ky Sula....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë