Vendimi i Gjykatës së Durrësit për Ervin Kodrën në 2010-ën

Në seancë gjyqesore, të zhvilluar me proçedurën e gjykimit të zakonshëm rezultoi e provuar egzistenca e këtyre fakteve:

Më datën 14.11.2008 rreth orës 11.30 shtetasi Aleksandër (Saimir) Balla ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip Foristradë me targa DR 6768 D të cilën e drejtone vete  Aleksandri i cili ne vendin e pare te pasagjerit ka patur dhe shtetasin Italian Salvadore Konte.

Rreth ores 12.00 shtetasi Aleksander Balla ka ndaluar makinen ne nje rrugice  ne lagjen nr.11 Durres dhe ka takuar nje te njohurin e tij shtetasin Enkeled Shatula.
Ne kete moment ne afersi te tyre kane shkuar me mjetin tip audi me targe TR 1607K qe drejtohej nga I pandehuri Olges Dervishi te pandehurit Elis Tefaj, Alfred Hoxha dhe I pandehuri Olges Dervishi.

Të tre të pandehurit kanë dalë nga mjeti ku ndodheshin dhe jane nisur ne drejtim te shtetasit (viktimës) Aleksandër (Saimir) Balla I cili po bisedonte me shtetasin Enkeled Shatula ne afersi te mjetit te tij.

Tre te pandehurit I jane drejtuar deirekt viktimes Aleksander (Saimir) Balla, ku I pandehuri Elis Tefaj ka patur në dorë një pistoletë, dhe janë konfliktuar me të.
Të pandehurit Elis Tefaj, Olges Dervishi, dhe Alfred Hoxha kanë ndermarrë veprime aktive duke e qelluar viktimën me grushta dhe me shkelma.

Shtetasi Enkeled Shatula I cili ndodhej shumë pranë të pandehurve dhe viktimës, me të cilët kishte njohje shoqërore, I ka thënë të pandehurit Olges Dervishi se cfar bëni dhe ndërkohë është munduar që ti ndajë .

I pandehuri Elis Tefaj në këtë moment e ka futur pistoletën në brez dhe ka filluar bashkë me dy të pandehurit e tjerë Olges Dervishi dhe Alfred Hoxha  të godasin viktimën me shkelma dhe me grushta.
Viktima i ndodhur mes goditjeve të tre të pandehurve I është drejtuar të pandehurit Elis Tefaj “...Po ti çfarë ke, unë sherrin e kam me Olges Dervishin, pse vjen ti me pistoletë...”.

Ne kete moment (viktima) Aleksandër (Saimir) Balla është  kthyer me kurriz nga të pandehurit për të shkuar në drejtim të makinës së tij. I pandehuri Elis Tefaj ka nxjerr përsëri pistoletën nga brezi duke qëlluar në drejtim të viktimës Aleksandër Balla  shtatë herë në një largësi prej afro dy metra.

Pas kësaj tre të pandehurit janë larguar menjehere nga vendi I ngjarjes ne drejtime te ndryshme. Më pas i pandehuri Olges Dervishi ka telefonuar shtetasin Enkeled Shatula, që të merrte automjetin e tij tip audi dhe ta largonte nga vendi I ngjarjes, por shtetasi Enkeled Shatula i ka thënë se jam larguar nga vendi I ngjarjes.

Në momentin që ka rënë në toke viktima Aleksandër Balla në vendngjarje ka shkuar shtetasi Ervis Bejdo (punonjes policie) I cili ndodhej afër me vendin e ngjarjes, ka marrë viktimën  Aleksandër (Saimir) Balla e ka hipur ne mjetin e tij tip foristradë  dhe e ka dërguar menjehere ne spitalin e Durrësit per ndihme mjeksore.

Menjëherë pas  ngjarjes  i pandehuri Elis Tefaj është kthyer ne Lagjen 14 Shkozet dhe është takuar me të pandehurin Xhulio Mance, i cili nga ana e tij, i ka dhënë telefonin e tij të pandehurit Elis Tefaj, ku kane biseduar me te pandehurin Olges Dervishi i cili po largohej për në Tiranë.

I pandehuri Xhulio  Mance  i cili  ka qenë    se  bashku  me të pandehurin Elis  Tefaj,   që  ka   qëlluar  mbi viktimën , dhe   nëpërmjet telefonit të tij ka bërë lidhjen e dy të pandehurve,  ai  ka  mësuar  rreth  vrasjes duke  u dhënë  mundësi atyre   që të   largohen për  tju  shmangur   përgjegjësisë penale.

Me datën 14.11.2008 është bërë arrestimi në flagrancë i të pandehurit Olges Dervishi, në qytetin e Tiranës bashkë me të pandehurin Ervin Kodra. Gjatë pyetjes me celësinë e personit ndaj te cilit zhvillohen hetime, i pandehuri Elis Tefaj, ka pranuar  faktin që ai është  autori që ka qëlluar mbi viktimën Aleksandër Balla,  si dhe  ka  treguar edhe  vendin ku kishte hedhur armën  me të cilën  ka realizuar vrasjen, e cila  është sekuestruar me cilesinë e provës materiale.

Para  se të kryenin vrasjen tre të pandehurit,i pandehuri    Xhulio  Mance,  ka qenë së bashku me ta,ku këta të fundit  kanë ardhur në Durrës, ku edhe kanë kryer vrasjen, ndërsa i pandehuri Xhuljo Mance ka qënduar në lagjen 14-Shkozet Durrës, ku edhe  banon. Mbas  vrasjes me  nje here  i pandehuri  Elis Tefaj është kthyer  ne  Lagjen 14  Shkozet  dhe është takuar  me të pandehurin Xhulio  Mance.

Pasi janë takuar me të pandehurin Elis Tefaj, I pandehuri Xhulio Mance i ka dhëne telefonin celular atij, ku kanë biseduar me të pandehurin Olges Dervishi i cili po largohej për në Tiranë.

Atje, i pandehuri Olges Dervishi ka takuar të pandehurin Ervin Kodra, i cili i ka dhënë të pandehurit Olges Dervishi 150 euro, pasi ja ka kërkuar ky i fundit.
Dëshmitari Enkeled Shatulaj ka deklaruar se: Më datë 14.11.2008 rreth orës 12.00, ka qenë në rrugicën mbrapa pallatit të kulturës në Durrës,dhe në këtë moment ka parë që është afruar viktima Sajmir Balla, i cili ka qenë me automjetin e  tij tip foristrad “Land Rover” i shoqëruar me një person tjetër. Viktima, kur ka parë Enkeledin ka ndaluar makinën dhe ka zbritur për të takuar atë, pasi njiheshin me njëri – tjetrin. Në momentin që viktima po bisedonte me Enkeledin, kanë ardhur me një automjet tip “Audi A3”, shtetasit Olges Dervishi, Elis Tefaj, dhe një person tjetër, dhe menjeherë sapo kanë parë Sajmirin, kanë zbritur nga makina dhe kanë filluar të konfliktohen me të, ku shtetasi Elis Tefaj, që në momentin që ka qenë në automjet ka nxjerrë një pistolet të cilën e mbante në dorë.Në konflikt për ti ndarë është futur dëshmitari Enkeled Shatulaj, i cili i është drejtuar Olges Dervishit duke I thënë, se cfar bëni kështu ,pasi konstatoi se I pandehuri Elis Tefaj kishte armë në dorë. Më pas, Elisi ka futur pistoletën në brez dhe së bashku me Alfred Hoxhën dhe Olges Dervishin kane filluar të qellojnë me grushta e shkelma viktimën Sajmir Balla. Në një moment Enkeledi ka arritur të largojë Olgesin disa metra, dhe më pas personi tjetër është terhequr mbrapa, po kështu dhe Elisi, ndërsa viktima  Sajmir Balla është nisur për të shkuar në automjetin e tij duke sharë.
Në këtë moment, kur Sajmiri ka qenë tek dera e foristradës së tij, Elisi ka nxjerrë armën duke qëlluar në drejtim të viktimës 7 herë, duke e lënë viktimën  Sajmir Balla, të rrëzuar në tokë. Më pas të pandehurit Elis Tefaj, Olges Dervishi dhe Alfred Hoxha janë larguar nga vendi i ngjarjes duke lënë dhe automjetin tip Audi.

Gjithashtu  dëshmitari Enkeled Shatulaj, lidhje shoqerore e viktimës dhe të të pandehurve sqaron se konflikti midis viktimës dhe Olges Dervishit, ka qenë një borxh prej 50.000 eurosh që Olgesi ia kishte marrë Zenelit, vëllait të viktimës por nuk ia kthente më. Ai sqaron se ky borxh ishte si rezultat i një pazari droge.  Gjatë veprimit të paraqitjes per njohje shtetasi Enkeled Shatulaj  ka njohur shtetasin Alfred Hoxha, si personi i tretë që ka qenë së bashku me të pandehurit Elis Tefaj dhe Olges Dervishi.
Shtetasi italian Salvatore Conte, i cili ka qenë në automjetin e viktimës, dekalron se rreth orës 12.00, Sajmiri ka ndaluar makinën dhe është takuar me një të njohurin e tij.
Në këtë moment ka ardhur një automjet,  nga i cili kanë zbritur dy djem të rinj dhe kane filluar të debatojnë me Sajmirin, më pas ka ardhur dhe një person i tretë dhe kanë filluar të gjuheshin me Sajmirin me grushta dhe shkelma, dhe personi që takojë Sajmirin mundohej ti ndante.

Në momentin që viktima është nisur për të shkuar tek makina e tij, njëri prej këtyre personave ka qëlluar me pistolet  3 – 4 herë në drejtim të Sajmirit duke e lënë të shtrirë në tokë.  Gjatë veprimit hetimor të paraqitjes për njohje,  shtetasi italian Salvadore Conte, ka njohur personin që qëlloi mbi viktimën, shtetasin Elis Tefaj dhe si persona që janë qëlluar me grushta me viktimën, shtetasit Olges Dervishi dhe Alfred Hoxha.
C.     Analiza ligjore.

Nga analiza në tërësi e provave të administruara në seancë gjyqsore, të cilat u cituan më lart, gjykata arrin në konkluzionin se mbështetur në nenin 375 të K.Pr.Penale, duhet ti japë faktit një përcaktim të ndryshëm nga ai i dhënë nga prokurori, për sa i përket akuzës në ngarkim të të pandehurve Elis Tefaj, Olges Dervishi dhe Alfred Hoxha.
Gjykata ka arritur në konkluzionin se, tre të pandehurit e lartpërmendur duhet të deklarohen fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim” të parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal dhe jo për veprën penale të “Vrasjes”, të parashikuar nga neni 76 i K.Penal, ndërsa i pandehuri Elis Tefaj edhe për veprën penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake” të parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal.

Gjykata ka arritur në këtë konkluzion, nisur nga motivi i kryerjes së veprës penale dhe mënyra e kryerjes së saj.
Neni 78/1 i K.Penal parashikon se “Vrasja me paramendim dënohet me burgim nga 15 gjer në 25 vjet “.

Kështu, në seancë gjyqsore ka rezultuar e provuar se i vetmi motiv i konfliktit që çoi në vrasjen e shtetasit Sajmir Balla, ka qënë borxhi prej 50.000 euro që i pandehuri Olges Dervishi, i kishte vëllait të viktimës shtetasit Zenel Balla.Ky borxh ishte i vjetër rreth 10 muaj para se të ndodhte ngjarja.
Për këtë borxh, i pandehuri Olges Dervishi me shetasin Zenel Balla, kanë patur konflikte të vazhdueshme që kur ishin të dy emigrant në Itali, borxh i cili kishte të bënte në lidhje me një sasi droge.

Ky motiv del i qartë nga deklarimet e dëshmitarit Enkeled Shatulaj, i pyetur nga oficeri i policisë gjyqsore,me cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale,të cilat u administruan nga gjykata dhe u bënë pjesë e fashikullit të gjykimit, duke u aplikuar “leximet e lejueshme”, në bazë të nenit 369 të K.Pr.Penale.
Nga deklarimet e shtetasit Enkeled Shatulaj, i cili kishte lidhje shoqërore edhe me viktimën edhe me tre të pandehurit, rezulton se midis vëllait të viktimës Zenel Balla, dhe të pandehurit Olges Dervishi kishte lindur konflik që në Itali, për shkembim “lënde narkotike”, ku i pandehuri Olges Dervishi i detyrohej vëllait të viktimës një shumë prej 50 000 euro, dhe nuk ja jepte. Këtë fakt, Enkeled Shatulaj e kishte mësuar nga shtetasi  Zenel Balla dhe nga i pandehuri Olges Dervishi, duke qenë se kishte lidhje shoqërore me ta.

Ndërkohë që, nuk është provuar pretendimi i të pandehurit Elis Tefaj, se ai i kishte viktimës 500 euro borxh,dhe për këtë borxh ka qënë  viktima  që ka nisur i pari konfliktin me të ditën e ngjarjes.

Nga provat e administruara ka rezultuar ndryshe,pasi ka qënë i pandehuri Elis Tefaj së bashku me dy të pandehurit e tjerë që kanë shkuar në drejtim të viktimës duke e provokuar e goditur atë, madje i pandehuri Elis ka qënë me një pistoletë në dorë, të cilën më pas e ka futur në brez,për ta rinxjerrë e përdorur, disa minuta më pas duke egzekutuar viktimën Sajmir Balla, i ndihmuar edhe nga dy të pandehurit e tjerë Olges Dervishi e Alfred Hoxha.

I pandehuri Elis Tefaj nuk kishte asnjë konflikt me viktimën, e megjithatë i iniciuar e shtyrë nga i pandehuri Olges Dervishi, i ndihmuar edhe nga i pandehuri Alfred Hoxha, egzekutoi viktimën Sajmir Balla.

Nga sa u arsyetua më lart, gjykata krijon bindjen të mbështetur në prova se, të pandehurit kanë qënë të parapërgatitur që në momentin që do të ndesheshin me viktimën ta provokonin atë, dhe më pas ta egzekutonin si ka ndodhur në rastin konkret.

Ndryshe nuk ka si të shpjegohet fakti që, të pandehurit e kanë parë viktimën nën shoqërinë e dëshmitarit Enkeled Shatulaj dhe janë nisur në drejtim të tij duke e sharë e goditur, madje duke i drejtuar edhe pistoletën.
 
Ana objektive e kryerjes së veprës penale dhe motivi i kryerjes së saj të çojnë në konkluzionin se vrasja e shtetasit Saimir Balla, nga ana subjektive është kryer me paramendim.
Është provuar se vëllai i viktimës, shtetasi Zenel Balla disa ditë para ngjarjes, ka shkuar në banesën e të pandehurit Olges Dervishi dhe i ka thyer xhamat e makinës së tij tip”Audi”.
Pra mendimi për vrasjen e viktimës, nuk ka qënë i çastit i lindur aty për aty, në grindje e sipër, por ka qënë për shkak të konflikteve të mëparshme që vëllai i viktimës ka patur me të pandehurin Olges Dervishi, për shkak të një borxhi prej 50.000 euro, që ky i fundit i kishte atij.
Nga ana tjetër mbrojtja ka pretenduar se vrasja është kryer nga i pandehuri Elis Tefaj, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme duke shmangur ne cdo moment bashkepunimin e tre të pandehurve midis tyre.

I pyetur para gjykatës i pandehuri Olges Dervishi lidhur me njohjen e tij me viktimën dhe me vellain e tij Zenel Balla, i pandehuri pretendon se nuk i jeh fare ndërkoh që nga deklarimet e shtetasit Enkeled Shatulaj, rezulton se i pandehuri Olges Dervishi njihej me viktimën dhe me vellain e tij Zenel Balla, si dhe faktin se midis tyre egzistonte që në Itali një konflikt për probleme droge. Nga provat e shqyrtuara në senacë gjyqsore rezulton se tre të pandehurit kanë qenë së bashku gjatë gjithë ditës së ngjarjes.
Në momentin që kanë zbritur nga makina, i pandehuri Elis Tefaj ka patur armën në dorë, që do të thotë që të tre ishin ne dijeni se i pandehuri Elis Tefaj kishte armë me vehte,ndërkoh që para gjykatës kanë deklaruar se, nuk e dinin që Elis Tefaj kishte armë.

Rezulton e provar se tre të pandehurit, kanë dalë menjëhere nga makina dhe janë sulur në drejtim të viktimës sapo e kanë parë atë dhe kanë ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta, duke e goditur viktimën me shkelma e grushta.

Të pandehurit Xhulio Mançe dhe Ervin Kodra, janë akuzuar për veprën penale të “Përkrahja e autorit të krimit”, të parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal.
Kjo dispozitë parashikon se, “Furnizimi i autorit të një krimi me ushqime,me mjete të tjera për jetesë ose sigurimi i një banese...ose çdo mënyrë tjetër me qëllim që ti shpëtojë kërkimit, kapjes ose arrestimit, dënohet me gjobë ose burgim gjer në tre vjet”.

 Deklarimin fajtor të të pandehurit Elis Tefaj për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Saimir Balla, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Elis Tefaj për kryerjen e veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve, bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, dënimin të të pandehurit Elis Tefaj me 20 (njëzet) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit fillon që nga data e arrestimit dt. 15/11/2008 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
 Deklarimin fajtor të të pandehurit Olges Dervishi për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Saimir Balla, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
 Vuajtja e dënimit fillon që nga data e arrestimit dt. 15/11/2008 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Alfred Hoxha për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, në dëm të shtetasit Saimir Balla, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal dhe, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
 Vuajtja e dënimit fillon që nga data e arrestimit dt. 15/11/2008 dhe do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhulio Mançe për kryerjen e veprës penale të “Përkrahje të autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal dhe, në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit fillon që nga data e arrestimit dt. 15/11/2008 deri më dt. 22/12/2009 ka qenë me masën e sigurimit “Arrest në burg” dhe nga dt. 22/12/2009 e në vazhdim me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”.
Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Ervin Kodra për kryerjen e veprës penale të “Përkrahjes të autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, pasi nuk provohet që ai ta ketë kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
U shpall sot, më 29/06/2010.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët