Foto: Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke e akuzuar për standard të dyfishtë në raport me vendimet e gjykatave.

Në një reagim në rrjetet sociale, Zhupa shprehet se përpara se të sulmojë gjyqtarët përmes videove në rrjetet sociale, Balla duhet të kujtojë qëndrimet e tij të mëparshme si ministër, kur njihte dhe respektonte vendimet e gjykatës administrative.

“Taulant Balla përpara se të bëj video selfie duke anatemuar gjyqtarët për vendimet e tyre, le të dëgjoj Taulant Ballën ministër nga kuvendi që njeh vendimet e gjykatës administrative dhe i respektonte ato. Çështja në gjykim i njëjti kazus, vendime për përjashtimin e deputeteve dhe gjyqtari është i njëjti. 83 mandatet e rrëmbyera ju kanë mbushur mendjen që janë mbi çdo pushtet dhe parlamenti është seksion i Partisë Socialiste ku mund të bëjnë sipas qejfit pa pyetur për njeri”, shkruan Zhupa.


Lajmi kryesor:

Administrativja shfuqizoi masat disiplinore të deputetëve të opozitës, Balla: Lajthitje e gjykatës, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit (VIDEO)