Sipas tij në Lezhë, para ditës së zgjedhjeve janë rrëmbyer e rrahur komisionerët e opozitës, ditën e zgjedhjeve janë vrarë njerëz të opozitës, qendrat e votimit për orë të tëra kanë qëndruar pa komisionerët e opozitës; në qendrat e votimit janë kthyer mbrapsht të kërcënuar me armë votues të opozitës, kanë “votuar” masivisht votues që s’kanë shkelur në Shqipëri prej vitesh.
“Në Lezhë ka ndodhur krim e krimi nga dhunimi barbar deri në vrasje ka ndodhur ndaj opozitës! KQZ me 4 njerëz, të gjithë të Partisë së Berishës, përsëritës si Osmani, Shtjefni e Zguri: po kryen krim! Po ndryshon qartësisht vullnetin e zgjedhësve! Ky krim po shkatërron zgjedhjet dhe po e çon vendin drejt një konflikti që s’do ketë fund!” akuzon Braçe.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.07.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)