Vendimi, qeveria jep 33 milionë lekë për Emergjancat Civile

Vendimi, qeveria jep 33 milionë lekë për Emergjancat Civile

Strukturat e emergjencave civile në terren

Këshilli i ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 33 milionë lekësh për Emergjencat Civile. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtaren dhe shuma e cila do të rishpërndahet do t'i hiqet programit “Forcat e luftimit” për të kaluar te Emergjencat Civile. Drejtoria e Emergjencave Civile u gjend e papërgatitur përballë zjarreve që përfshinë vendin këtë verë nga veriu në jug, ku u dogjën qindra hektarë pyje dhe vijojnë që të digjen. Forcat zjarrfikëse në terren u panë të papërgatitur me mjete përkatëse, ku përpiqeshin të shuanin flakët me kazma dhe lopata, dhe jo me mjetet e duhura që kërkon situata.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në buxhetin e vitit 2021, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes, të bëhet rishpërndarje e fondeve ndërmjet programeve buxhetore, si më poshtë vijon:

a) Në programin buxhetor “Emergjencat civile” 10910 të shtohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente;

b) Në programin “Forcat e luftimit” 02120 të pakësohet fondi prej 33 000 000 (tridhjetë e tre milionë) lekësh në shpenzimet korente.

Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim