Vendimi i Qeverisë/ Festat e 28-29 nëntorit, administrata merr 'pushimet dimërore’

Vendimi i Qeverisë/ Festat e 28-29 nëntorit, administrata merr 'pushimet dimërore’

Kryeministria

TIRANE - Festa e Pavarësisë dhe ajo e Çlirimit, 28-29 nëntori, vijnë bashkë me një lajm të mirë për punonjësit e administratës publike. Me vendim qeverie ata do kenë plot 5 ditë pushim, pra më shumë se në festën e Vitit të Ri. Kjo pasi datat 28-29, pushim zyrtar, përkojnë në mesjavë, më konkretisht e mërkurë dhe e enjte.

Për këtë shkak, qeveria ka vendosur që të caktojë edhe ditën e premte, 30 nëntor si ditë pushimi. Kjo e fundit, sipas vendimit të miratuar nga qeveria në mbledhjen e sotme, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti. Ndërsa datat 1-2 dhjetor i bien në fundjavë dhe për rrjedhojë janë ditë pushimi. Punonjësit e administratës do kthehen në punë të hënën e 3 dhjetorit. Kjo tregon se administrata do të pushojë plot 5 ditë javën tjetër. 

Në të kaluarën, administrata ka pushuar deri në katër ditë për 28-29 nëntorin, përfshirë edhe të shtunë e të diel, krahas dy ditëve të festave zyrtare.  Vendimi i sotëm i qeverisë hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.

VKM për caktimin e datës 30 nëntor, ditë pushimi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja