Uniformat e policisë të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit do të ndryshojnë. Vendimin e ka marrë shefi i qeverisë Edi Rama pas propozimit të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur që ngjyra, targa dhe logoja në mjetet e uniformuara të Policisë së Shtetit do të jenë të njëjta, me përjashtim të mjeteve të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit, të cilat do të kenë ngjyrë dhe dizenjo të re.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.538, DATË 1.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PAJISJEVE TË VEÇANTA, TË NGJYRAVE DHE SHENJAVE PËR MJETET E POLICISË SË SHTETIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.9749, datë 4.6.2007, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Fjalia e fundit e pikës 2, të vendimit nr.538, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
“...Ngjyra, targa dhe logoja në mjetet e uniformuara të Policisë së Shtetit janë të njëjta, me përjashtim të mjeteve të sektorit të forcës së posaçme “Shqiponja” dhe Sigurisë së Shoqërimit, të cilat do të kenë ngjyrë dhe dizenjo sipas lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi, e cila është pjesë përbërëse e tij”.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

ndryshon ngjyrën dhe logon">