Vendimi i ri i qeverisë, Balluku: Nuk do të ketë më mjete të 2004 të targuara

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, zhvilloi një inspektim në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Berat ku u njoh me kushtet dhe cilësinë e shërbimeve që kjo drejtori ju ofron qytetarëve. Ministrja Balluku theksoi se me vendimin e miratuar dje në Këshillin e Ministrave nuk do të ketë më mjete të targuara të viti 2004, pasi standardi që do të ndiqet do të jetë ai i emetimit Euro 4, i cili përfshin automjetet nga viti 2005 e në vijim.

“Me VKM-në e re nuk do të ketë më mjete të 2004 të targuara apo të 2003, pasi standardi që këtu e tutje do të jetë standardi i emetimit Euro 4, i cili përfshin nga viti 2005 e tutje. Sigurisht ky është një ndryshim i fundit që erdhi në VKM-në 633 për shkak edhe të kërkesës së qytetarëve. Është rishikuar, por ndërkohë është zbatuar standardi europian i 2004, duke respektuar edhe ambientin pasi edhe kjo është diçka shumë e rëndësishme”, u shpreh Balluku.

Ministrja kërkoi nga punonjësit e DRSHTRR që të informojnë qytetarët të cilët paraqiten pranë zyrave të tyre se tashmë është shtyrë deri në 31 dhjetor afati i hyrjes në fuqi në VKM-së. “Ajo çfarë ju duhet ti shpjegoni të gjithë qytetarëve që vijnë këtu është që është shtyrë edhe afati i hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, pra deri në 31 dhjetor, duke qenë se ka qenë një shqetësim shumë i madh i të gjithë qytetarëve afati shkurtër, sigurisht edhe i tregtarëve, por ajo që ne na intereson më tepër dhe vëmendja sigurisht është tek çfarë qytetarët kërkojnë”, theksoi Balluku.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratuan disa ndryshime në vendimin sa i takon masave kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike.  Ndryshimet parashikojnë që afati i hyrjes në fuqi të VKM-së të shtyhet me 10 muaj, deri në 31 dhjetor të 2019, zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2018, si dhe automjetet e përdorura që do të futen në territorin e Shqipërisë pas 1 janarit 2019 duhet të përmbushin kushtet teknike Euro 4, ndërkohë që automjetet me kilometrazh 0 duhet të përmbushin kushtet Euro 5 dhe Euro 6. Ndërkohë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar edhe tabelat ku përcaktohen kushtet teknike që duhet të përmbushin automjetet të cilat do të lejohen të importohen në territorin e Republikës së Shqipërisë.


/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 28/02/2019 17:26

    Ky eshte nje ligj absurd .ju zoterinj a e Dini se ne Cfare gjendje ekonomike ndodhen shqiptaret apo e Dini si veten tuaj Ky eshte TURP

    Përgjigju
  • xXx: 28/02/2019 16:23

    Nuk është faji i automjeteve,është faji i atij karburantit të qelbur që ju e lejoni të shitet nëpër karburantet tona...

    Përgjigju
  • WTF: 28/02/2019 16:16

    Ky eshte ligji me idiot qe kam pare. Po ai qe eshte i apasionuar pas makinave te vjetra dhe do te bleje per shembull Ferrari GTO 250 i vitit 1962 qe kushton 40 million Euro si do ja beje? Makinat e vjetra ndalohen vetem nese nuk kalojne testimin vjetor, perndryshe askush nuk mund te ndaloje njeri te bleje nje makine qe ligji i testimit vjetor e lejon ne rruge.

    Përgjigju
    • e verteta: 28/02/2019 18:00

      Jan ligje qe jane pjese e kapitujve per tu antaresuar ne BE pasi te celen negociatat, ashtu sic eshte reforma ne drejtesi kapitulli 23-24 qe po permbushen para kohe ashtu po ben qeveria edhe me kapituj te tjere ti permbushi mesa ka mundesi para kohe

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë