Këshilli i Ministrave vendosi për lirimin nga detyra të drejtorit të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Kastriot Çipi dhe emërimin në vend të tij të Kiço Londos.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim është marrë pas propozimit të bërë nga Ministrja e mKulturës, Mirela Kumbaro, ndërsa vendimi i hyn në fuqi menjëherë.
Në konkursin e shpallur për drejtorin e Teatrit eksperimental garuan regjisorët Kiço Londo, Erion Kame, Gent Bejko dhe Xheni Koçi.
Vendimi për postin e Kiço Londos është firmosur nga zëvendëskryeministri Niko Peleshi “në mungesë dhe me porosi” të kryeministrit Edi Rama, shkruhet në fletoren zyrtare të Këshillit të Ministrave.
Kiço Londo para këtij vendimi ka pasur detyrën e drejtorit të “Teatrit Shëtitës”, me të cilin ka dhënë shfaqje në shumë rrethe të vendit, përfshirë edhe në skajet më të largëta.
Redaksia Online
(Gre.M/F.I/Shqiptarja.com)