TIRANE- Jo vetëm mësuesit e rinj duhet të marrin licencën por edhe arsimtarët që sot janë në punë ose jo. Strategjia e Ministrisë së Arsimit, e miratuar tashmë nga qeveria, parashikon licensimin e të gjithë mësuesve që aktualisht janë në shërbim. Mësuesit e “vjetër” për t’u punësuar duhet të kishin diplomën e shkollës së lartë dhe licensimi që kryhet sot nga Agjencia Kombëtare e Provimeve nuk realizohej.