Vendimi/ Ndryshimet për Ligjin e Librit! Promovim dhe jashtë territorit, lehtësira për personat me aftësi ndryshe! Qendra e Librit rrit ndikimin, Biblioteka nga 5 mban 3 kopje të botimeve

Vendimi/ Ndryshimet për Ligjin e Librit! Promovim dhe jashtë territorit, lehtësira për personat me aftësi ndryshe! Qendra e Librit rrit ndikimin, Biblioteka nga 5 mban 3 kopje të botimeve

Foto Ilustruese, nga Ministria e Kultures

Me Vendimit të Këshillit të Ministrave janë miratuar në 28 dhjetor shtesat dhe ndryshimet e propozuara për Ligjin nr.9616, datë 27.9.2006 "Për librin në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar.

Ligji synon ndër të tjera buxhet të patjetërsueshëm nga bashkitë për bibliotekat e qyteteve, lehtësira për personat me aftësi ndryshe, shtrirje të promovimit edhe jashtë territorit të Shqipërisë, reduktim nga 5 në 3 kopjeve të botimeve që duhet të mbajë Biblioteka Kombëtare. Si pasojë e ndryshimeve në disa nene zbehen kompetencat e Ministrisë së Turizmit dhe forcohet ndikimi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Disa nga ndryshimet në Ligjin e Librit, që hyjnë në fuqi 15 ditë pas publikimit në Fletoren Zyrtare (29 dhjetor) janë si më poshtë:

Promovimi i librit edhe jashtë territorit të Shqipërisë

Ligji i ndryshuar i librit zgjeron kufijtë e promovimit të librit dhe produkteve të përafërta me të, jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë por edhe jashtë saj.

Forcohet ndikimi i Qendrës së Librit në Këshilli Kombëtar i Librit dhe i Nxitjes së Leximit

Në përbërje të Këshillit Kombëtar të Librit dhe i Nxitjes së Leximit që kryesohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (me 10 anëtarë) zëvendësohet Kryetari i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve të Shqipërisë me Drejtorin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Ndërsa përpos dy anëtarëve, personalitete të njohura të fushës, që caktohen nga ministri përgjegjës për librin për një periudhë 4-vjeçare shtohen dhe dy përfaqësues nga grupet e interesit. Njëkohësisht, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit mbështet nga ana administrative mbledhjet e KKLNL-së. 

Bibliotekat e qyteteve, fondi që miratohet në buxhet i patjetërsueshëm

Njësitë e vetëqeverisjes vendore planifikojnë dhe përcaktojnë në buxhetet vjetore përkatëse një zë të veçantë për blerjen e librave për bibliotekat publike të njësive të vetëqeverisjes vendore. Ndërsa Fondi për librin, i miratuar në buxhetin e organit qendror apo vendor me ndryshimet në Ligj bëhet  i patjetërsueshëm.

Regjistri i Botuesve nga Ministria e Turizmit te Qendra e Librit

Regjistri i botuesve,ku regjistrohen të gjithë botuesit e licencuar për ushtrimin e veprimtarisë botuese, nuk do të jetë më pranë Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve por në Qendrën Kombëtare të Librit

Nga 5 kopje të botimeve, Biblioteka Kombëtare mban 3

Biblioteka Kombëtare mban detyrimisht 3 (tri) kopje nga 5 (pesë) botimet e dorëzuara dhe shpërndan kopjet e tjera në institucionet publike, në bazë marrëveshjes së nënshkruar mes palëve dhe miratuar nga ministri përgjegjës për librin. Kur nga dorëzimi i kopjeve të detyruara pranë Bibliotekës Kombëtare kanë kaluar 10 (dhjetë) vite, përcaktimi i kushteve, kritereve dhe procedurave për shpërndarjen e kopjeve mbi numrin e detyruar të kopjeve të BKSH-së bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ndërkaq, për librin në formë elektronike, botuesi dorëzon kopje në formën përkatëse pranë Bibliotekës Kombëtare.

Më shumë lehtësira për personat me aftësi ndryshe

Ligji parashikon mekanizma të qarta për aksesin e personave me aftësi ndryshe, duke parashikuar se në fondin kombëtar për librin, krahas nxitjes së botimit të veprave me rëndësi kombëtare, historike, kulturore e shkencore, i cili krijohet si zë më vete në buxhetin e ministrisë së Kulturës, është parashikuar një zë edhe për veprat të aksesueshme nga personat me aftësi të kufizuar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë