Vendimi që tetëdhjetë deputete te Kuvendit te Shqipërisë votuan për heqjen e imunitetit për dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, i është dërguar prokurorisë së përgjithshme për shqyrtim. Pas shqyrtimit që do ti bëjë prokuroria vendimit të Kuvendit, ajo ka dy mundësi për të vepruar. E para, Prokuroria mund t’i dërgojë policisë gjyqësore urdhër ndalimi dhe kjo polici mund të bëjë arrestimin e dy deputetëve. Mundësia e dytë është që, Prokuroria mund t’i bëjë kërkesë Gjykatës së Lartë për masë sigurie për deputetët Frroku e Doshi.
Doshi tha se e pret arrestimin duke e cilësuar atë edhe si një arrestim politik ndërkohë që, Frroku teksa largohej nga Kuvendi tha se është komplet jashtë kësaj historie duke e cilësuar kërkesën e arrestit një rast të paprecedent.
Prokuroria pritet që të dërgojë për zbatim në policinë gjyqësore urdhër ndalimin për dy deputetët. Ende nuk ka informacione se kur do të zbatohet vendimi i prokurorisë për arrestimin e dy deputetëve.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com