TIRANE- Janë 461 dosje që janë pranuar tashmë nga Gjykata e Strasburgut për pronarët shqiptarë. Çështjet janë pranuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, i cili më 31 korrik të vitit të kaluar ka vendosur vetëm të pranojë e të marrë në shqyrtim çështjet e reja, pa dhënë verdikte pro apo kundër shtetit shqiptar. Sipas vendimit, shtetit shqiptar iu la një hapësirë prej 18 muajsh, gjatë së cilës ky i fundit duhej të vinte në zbatim verdiktet e deriatëhershme të këtij institucioni të së drejtës dhe për të bërë ndryshimet legjislative të sugjeruara nga Këshilli i Evropës. Pas përfundimit të këtij afati, pritet që Strasburgu të marrë një vendim-pilot.
Në gjuhën juridike, me këtë term nënkuptohet vendimi me analogji, kur, për kushte të ngjashme, ndërmerret një akt i vetëm, por që ka vlerë për të gjitha dosjet. Këto më parë janë studjuar nga specialistët e Strasburgut, që u japin mendimin gjyqtarëve, në se ekzistojnë apo jo kushtet e ngjashmërisë midis dosjeve të ndryshme. Në rast se ekzistojnë, atëhere vendimi jepet për më shumë se një dosje.
Pamundësia për të zgjidhur problemet me pronat në institucionet tona të së drejtës ka detyruar një numër gjithnjë e në rritje shqiptarësh t'i drejtohen Gjykatës së Strasburgut, si rrugë të vetme zgjidhjeje të problemit të tyre. Sipas të dhënave zyrtare të kësaj gjykate, numri total i padive të pranuara nga qytetarët shqiptarë në Strasburg është 461. Rreth 100 padive të reja u është akorduar e drejta e gjykimit vetëm gjatë vitit 2013, të cilat u shtohen 111 padive të pranuara në 2012 dhe 85 në vitin 2011. Shoqata "Pronësi me drejtësi" thotë se pjesa dërrmuese e këtyre padive, rreth 80%, u përkasin pronarëve që u është dhënë e drejta e pronës nga gjykatat ose kthimi i pronave, por ata nuk mund ta gëzojnë këtë të drejtë themelore të njeriut, pasi në Hipotekë rezultojnë edhe emra të tjerë, etj.
Lidhur me vendimet e Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria ka një detyrim të qartë ligjor sipas Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, të ndërmarrë masa për të zbatuar vendimet e brendshme të formës së prerë për kthimin apo kompensimin. Vetë shteti shqiptar pranon në një dokument të vitit 2012, se pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka rreth 58 kërkesa kundër Shqipërisë të komunikuara dhe 50 në pritje komunikimi, në të cilat pretendohet shkelja e të drejtave të pronësisë dhe e të drejtave të tjera të lidhura me to.
Gjatë 2000-2012 janë dhënë vendime për 20 raste të tilla kundër Shqipërisë, nga të cilat në 16 raste janë konstatuar shkelje të të drejtave, me sanksion në vlerën 6.6 milionë euro dhe 1.650 m2 sipërfaqe trualli.
Shkrimi u publikua sot (24.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com