Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila garoi e dyta në Qarkun e Fierit, ka reaguar në lidhje me faktin se sot mbaron afati i rregullit për karantim të të gjithë të ardhurave nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Mehmetaj shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar me virusin përveçse mbaruan zgjedhjet.
"Fiks një javë pas zgjedhjeve “Komiteti Rama” ka marrë vendim që emigrantët e ardhur nga Greqia dhe vendet e tjera fqinje nuk kanë nevojë të karantinohen pasi të hyjnë në Shqipëri. Çfarë ndryshoi me virusin për një javë, përveçse mbaruan zgjedhjet? Sot KLSH dërgon në “Parlamentin Rama” një raport që flet për 711.8 mln euro dëm që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm në 2020. Shkelje, abuzime dhe vendime të parregullta. Ku shkuan këto para dhe a do mbajë kush përgjegjësi ligjore? Prej disa ditësh janë bërë publike faktet se si me paratë e taksapaguesve shqiptarë, paguhen shqiptarë të tjerë në shkëmbim të votës, me pretekstin e tërmetit, kundër çdo ligji e rregulli.
Prej ditësh bëhen publike fakte të blerjes së votës ose të përdorimit të institucioneve shtetërore në shkëmbim të votës. 5% e votave kanë dalë të pavlefshme dhe ka mjaftueshëm pamje filmike që tregojnë se si numëruesit e Ramës prishin fletët e votimit, apo sesi llogarisin fletë të pavlefshme si të vlefshme për PS. Çfarë duhet akoma për të kuptuar që zgjedhje nuk ka patur?", shkruan Mehmetaj.
Lajmi kryesor:
Përfundon afati i karantinës për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
23.3%
-
Jo
22.1%
-
Nuk e di
54.6%
Vota total: 11162
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Çudi në vendin fqinj, Struga shkarkon Shpëtim Duron! Skuadra në garë për titullin kampion
2 Maj, 11:42
-
VMRO-ja paralajmëron Qeveri të re me opozitën shqiptare
30 Prill, 15:58
-
Maqedoni e Veriut/ Tubimet e fushatës elektorale, Ali Ahmeti kërkon të mos përsëritet gabimi i vitit 2006
30 Prill, 08:22
-
Greqi/ Mbytet anija me emigrantë në Samos, 1 viktimë dhe 4 të zhdukur
28 Prill, 19:40
-
Emir Kurtishi: A do të ketë Maqedonia e Veriut, për herë të parë, kryetar të republikës, grua?!
28 Prill, 14:21
-
Burri nga Holanda 613 ditë i infektuar me COVID, iu gjetën mutacione të virusit
26 Prill, 20:16
-
Jakin Marena: ‘Mistreci’ i vogël Albin, ‘vëllai’ i madh Rama dhe shqiptarët në RMV
26 Prill, 19:11
-
Dritan Hila: Pse Micotaqis duhet ta pranojë dorën e shtrirë të Ramës!
26 Prill, 17:56
-
Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)
26 Prill, 13:34
-
Mero Baze: Defaktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni për tu faktorizuar Albini
25 Prill, 21:03
-
KSHZ: Osmani prin me vota në Çair e Tetovë, Taravari prin në Gostivar me dallim prej 75 votave
25 Prill, 11:19
-
Gjykata e Lartë greke ndalon garimin e partisë së ekstremit të djathtë, 'Spartanët', në zgjedhjet europiane
24 Prill, 22:31