Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar vendimin e Këshillit të Ministrave për të kthyer kazinotë në rrugë.

Sipas Bardhit, heshtja e tij për të dhënë shpjegime, tregon se është në pazar me krimin.

"Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar", shkruan Bardhi.