Rregullat e reja të Kuvendit, gazetarët nuk tërhiqen, kërkojnë të jenë të pranishëm fizikisht në komisione! 5 propozimet që pritet të shqyrtohen

Janë pesë propozime të gazetarëve që pritet të shqyrtohen nga Kuvendi, në lidhje me vendimin e ri që i ndalon atyre të jenë fizikisht të pranishëm në Komisionet dhe seancat plenare. Në takimin që u zhvillua sot mes sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj dhe përfaqësuesve të mediave, këta të fundit kërkuan rishikim të disa prej rregullave që përmban vendimi i ri.

Konkretisht, gazetarët propozuan që:

- Gazetari të jetë në mbledhje të komisionit (pa stativ dhe pa kamera)

- Gazetarë të jenë pjesë në komision, me modalitetin që me miratim të zyrës së shtypit mund të marrin pamje

- Gazetarët që marrin pjesë në komisione të kenë aparatet celularë të tyre

- Garda mos të shoqërojë gazetarët në ambientet e Kuvendit

- Të lejohen kamerat në korridore

Gjonçaj u shpreh se këto propozime do të shqyrtohen nga kreu i Kuvendit dhe Byroja dhe më pas do t'i kthehet një përgjigje gazetarëve.

Gjatë diskutimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit theksoi disa herë se synimi i vendimit nuk është censura dhe se nuk do të ketë përzgjedhje pamjesh apo planesh që do t'i transmetohen gazetarëve.

" Ndryshimi ka të bëjë vetëm me krijimin e një dhome pune për gazetarët. Intervistat mund të zhvillohen edhe në ambiente të tjera të përcaktuara nga Kuvendi për intervista. Teknikisht gazetarët dhe publiku nuk pengohet nga informacioni. Kuvendi nuk censuron, nuk përzgjedh asnjë pamje asnjë plan, nuk po instalojmë regji qendrore. Çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që përzgjedhin se çfarë transmetojnë. Në newsroom e gazetarëve nuk ka dhe nuk do ketë regjisor për përzgjedhjen e planeve. Dhoma e mediave është një mjedis me 13 kompjuter të pajisur me kufje ku gazetarët mund të ndjekin audion, videon në kohë reale të komisioneve. Po ashtu gjendet edhe një panel SDI ku media mund të marrë komisionet në kohë reale", u shpreh ai.

Megjithatë, gazetarët këmbëngulën në nevojën për të qenë fizikisht të pranishëm në Komisione, pasi në të kundërt i censurohet informacioni.

"Nuk e kemi me sistemin audio-video, ne duam të ndjekim komisionin, sistemi audio-video duhej të ishte një opsion. Nuk ka transparencë, pse gazetarët nuk janë në Komision? Nëse unë nuk hy në komision, më ke cenuar të drejtën e informimit dhe unë duhet të njoftoj për deputetin që do marr në intervistë dhe pyetjet që do t'i bëj. Qasja nuk është bashkëpunuese. Unë akoma nuk kam raportin e shkarkimit të Presidentit Meta. Dua që gazetari të jetë në Komision, jashtë më le pa informacion", u shpreh një gazetare e pranishme në takim.

Kuvendi mori vendimin për të dëgjuar në një takim pretendimet e gazetarëve, pasi këta të fundit u ngritën në protestë dy ditë më parë, duke e konsideruar vendimin si tentativë për censurë. Ndërkohë edhe delegacioni i BE reagoi me keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Kuvendi, duke theksuar se këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së.

Sipas disa ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, të miratuara në Byronë e këtij institucioni, gazetarët do t’i ndjekin aktivitet vetëm nëpërmjet rrjetit të transmetimit në një sallë të posaçme për gazetarët çka pengon kontaktin e afërt me deputetët. Edhe nëse gazetarët do të duan që të marrin një prononcim apo intervistë nga deputetët në mjediset e këtij intitucioni, ata nuk do të lejohen nëse nuk kanë marrë më parë leje. Organizimi i intervistave me deputetët zhvillohet në bazë të kërkesës së partaqitur te zyra në Kuvend. Në vendimin e Byrosë theksohet se do të lejohen vetëm gazetarët e RTSH-së dhe ATSH-së që të lëvizin të lirë në Kryesinë e Kuvendit dhe sallën e parlamentit me status të veçantë. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Rregullat e reja, përfundon takimi i Kuvendit me përfaqësues të mediave! Pesë propozimet e gazetarëve që pritet të shqyrtohen

 

Janë pesë propozime të gazetarëve që pritet të shqyrtohen nga Kuvendi, në lidhje me vendimin e ri që i ndalon atyre të jenë fizikisht të pranishëm në Komisionet dhe seancat plenare. Në takimin që u zhvillua sot mes sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj dhe përfaqësuesve të mediave, këta të fundit kërkuan rishikim të disa prej rregullave që përmban vendimi i ri.

Konkretisht, gazetarët propozuan që:

Gazetari të jetë në mbledhje të komisionit (pa stativ dhe pa kamera)

Gazetarë të jenë pjesë në komision, me modalitetin që me miratim të zyrës së shtypit mund të marrin pamje

Gazetarët që marrin pjesë në komisione të kenë aparatet celularë të tyre

Garda mos të shoqërojë gazetarët në ambientet e Kuvendit

Të lejohen kamerat në korridore

Gjonçaj u shpreh se këto propozime do të shqyrtohen nga kreu i Kuvendit dhe Byroja dhe më pas do t'i kthehet një përgjigje gazetarëve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja