Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses për rrjetin TikTok, e cila arriti në përfundimin se mbyllja ka cenuar lirinë e shprehjes dhe të shtypit. Kryeministri shkruan se Kushtetuesja mendonka se 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen.
Shefi i qeverisë thotë se TikTok u hap falë mirëkuptimit që gjetën tek kompania për masat extra, pasi po të ishte "për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot"
“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot! Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar”, shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Mbyllja e TikTok në mars 2025, Kushtetuesja: Cenoi lirinë e shprehjes! Edhe pse për interes publik, u bë pa ligj dhe nuk ishte proporcional! Reagon Rama









