Vendimi për vizat për Kosovën këtë vit, liberalizimi në korrik 2019?

Vendimi për vizat për Kosovën këtë vit, liberalizimi në korrik 2019?

Foto ilustruese

Ekspertët e integrimit evropian vlerësojnë se këtë vit mund të merret vendimi për heqjen e vizave për kosovarët me Bashkimin Evropian, mirëpo gjasat e mëdha janë që implementimi të shtyhet prej 1 korrikut 2019, përkatësisht pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian të planifikuara për në maj 2019. Ndonëse para tetë vjetësh (2010) krerët e institucioneve të Kosovës nisën zotimet për liberalizimin e vizave, një gjë e tillë ende nuk është realizuar.

Përkundrazi, Kosova aktualisht është në pritje të publikimit të rekomandimit të Komisionit Evropian (KE), i cili do të tregojë nëse është përmbushur kriteri i luftës ndaj krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë ditës së djeshme është shprehur optimiste se liberalizimi i vizave do të finalizohet përgjatë këtij viti.

Sipas saj, rekomandimi do të jetë pozitiv dhe do të publikohet më së largu në javën e parë të muajit të ardhshëm (korrikut). Por ekspertët e procesit të integrimit konsiderojnë se gjasat janë shumë të vogla që liberalizimi të ndodhë përgjatë këtij viti/ Zeri.info

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen