Vendimi për negociatat në shtator! Rama: Shqipëria nuk do të dështojë këtë vit

Vendimi për negociatat në shtator! Rama: Shqipëria nuk do të dështojë këtë vit

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje deklaratave të ardhura nga përfaqësues të Partisë Demokratike se KE shtyu për në shtator vendimin për negociatat për shkak të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

"Ligësi nga të dëshpëruarit", shkruan Rama teksa thotë se "Shqipëria nuk do të dështojë kurrsesi dhe se dialogu do të vazhdojë pa kushte dhe as paragjykime nga askush".

Në qëndrimin e Genc Pollos në Facebook, flitet edhe për ndryshimin e kufijve të Kosovës, duke thënë se kjo ide anti-evropiane është e kryeministrit Rama, presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, president të Serbisë, që sipas tij u refuzua nga presidenti francez Macron dhe kancelarja gjermane Merkel, dje në Samitin e Berlinit.

"I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s'do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush", shkruan Rama.

"Samiti i Berlinit pati një konkluzion të qartë: Bashkimi Europian me një zë unik, të qartë e të fortë refuzon ndryshimin e kufijve në Ballkan, përkatësisht copëtimin e Kosovës. Kjo ide antieuropiane e luftënxitëse e Ramës, Thaçit e Vuçiçit u varros në Berlin. Faleminderit kancelares Merkel por edhe Presidentit Macron që marrin përgjegjësi për të korrigjuar papërgjegjshmëritë e treshes ballkanike. Por edhe konfirmimi i një lajmi të keq: nuk ka vendim për negociata në qershor për shkak të korrupsionit e krimit në Shqipëri. Rama tërheq pas vetes edhe Zaevin", ishte qëndrimi i Genc Pollos.

Dje kryeministri EdiRama, teksa shoqërohej nga ministri në detyrë i Jashtëm Gent Cakaj, dhe zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali, pati një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel ku në fokus ishte mbështetja e Gjermanisë në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Po ashtu, në Samit, Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh u shpreh optimist lidhur me hapjen e negociatave për vendit tonë duke thënë se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit.

Por ndërkohë që Shqipëria i ka sytë nga hapja e negociatave, burime për Deutsche Welle nga CDU/CSU, thanë se vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.  DW raportoi dje se nga burime pranë qarqeve politike të CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmuan për DW se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit. Ndërkohë, edhe "Spiegel Online" shkruan se me gjasë me pajtimin e Gjermanisë dhe për shkak të presionit të Francës për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të vendoset ndoshta në vjeshtë. 

Në Samitin e thirrur dje me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit të Francës Manuel Macron, në fokus të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ishin dialogu Kosovë- Serbi dhe stabiliteti në rajon.

Samiti shënoi edhe rastin e parë të takimit të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, që nga nëntori i vitit të kaluar.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petraqi: 01/05/2019 08:59

    Eshte e vertete qe ne shtaror do te hapwn por jo te 2019 por te vitit 2919

    Përgjigju
  • Veshgjati Viçidolit: 30/04/2019 19:00

    Monika dhe Flamur Noka futin Shqipnin ne Evropi

    Përgjigju
  • Populli jo kuqalashet: 30/04/2019 17:52

    Po ne sikur i kishim hapur qe vjet se kshu tha Qiviria me tam tamet dhe Fred buzvic Pezen, Elizen e Doganave dhe Tau Tau shoku i Begove.... si kaluam tani ne shtator ?!?!? Eehh.....

    Përgjigju
  • Populli: 30/04/2019 13:21

    Leri llapaqenet te enden rrugeve,rrugen zgjodhen aty le te rrine,jane te vetem ne deshperimin e tyre dhe ne "samitet e president Likes".

    Përgjigju
    • NENA: 30/04/2019 14:26

      E VERTETE

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 08:54

    Besoni se buxheti 2025 do ndikojë pozitivisht në të ardhurat e qytetarëve?



×

Lajmi i fundit

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e ATP së Torinos

Tenis/ Sinner mposht Fritz dhe triumfon në finalet e ATP së Torinos