Kryeministri Edi Rama e cilëson si inkurajues Samitin e Berlinit. Në përfundim të takimeve që zhvilloi në Gjermani, kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar pamjet pas darkës me liderët e Ballkanit nën drejtimin e kancelares Angela Merkel dhe Presidentit francez Macron.
"Pas një dite të gjatë me përfundime inkurajuese, mbi sfidat e vendit e të rajonit dhe procesin e paqes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ku tanimë ka një angazhim të shtuar të Gjermanisë e të Francës, ju uroj një ditë të mbarë" shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.
Ndërkohë që videon e publikuar tërheq vëmendjen përqafimi i ngrohtë Rama-Merkel dhe një bisedë e shkurtër me Macron, ku kryeministri shqiptar i kujton dicka, ndërsa shoqërohet me buzëqeshje nga Presidenti francez.
Dialogu Kosovë- Serbi dhe stabiliteti në rajon ishin dy çështjet kryesore të cilat bënë bashkë dje në Berlin liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ftesë të kancelares gjermane Merkel dhe Presidentit francez Macron.
Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johanes Hanh u shpreh optimist lidhur me hapjen e negociatave për vendit tonë duke thënë se Komisioni i Europës do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fund të majit.
Por ndërkohë që Shqipëria i ka sytë nga hapja e negociatave, DW raporton se nga burime pranë qarqeve politike të CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave.
Komente







Bravo Z.Edi Rama,perpara dhe fitore ne zgjedhjet e 30 Qershorit!
PërgjigjuSot, Rama është njëshi i kombit ...!!!
Përgjigju