Në Tiranë është mbyllur numërimi edhe për Këshillin Bashkiak. Tashmë është gjithçka e konfiguruar edhe sa i përket Këshillit dhe surprizat janë të vogla. Partia Socialiste ka siguruar shumicën absolute në Këshill Bashkiak. Nga 31 këshilltarë që i duhen Erion Veliajt si kryebashkiaku i ri i zgjedhur me gati 60 mijë vota diferencë në krahasim me rivalin Këlliçi, për të kaluar vendimmarrje të rëndësishme socialistët kanë siguruar 34 anëtarë nga 61 ulëse që janë gjithsej në ‘parlamentin vendor’ të Kryeqytetit. Të gjitha partitë e tjera që kanë arritur të marrin anëtarë si Bashkë Fitojmë, Partia Demokratike, PDIU, PSD, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate, Aleanca Progresiste LZHK, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Nisma Thurje dhe Lëvizja Bashkë marrin gjithsej 27 ulëse në Këshillin Bashkiak.
Koalicioni Berisha-Meta kanë marrë vetëm 15 mandate, pasi janë votuar vetëm nga 23.3% e qytetarëve të Tiranës, pra më pas se 1 në 4 zgjedhës. E treta është Partia Demokratike e cila me një përqindje shumë të vogël, 6.7%, arrin të marrë 4 mandate në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Partia Socialdemokre gjithashtu ka marrë 3 këshilltarë me një rezultat shumë të mirë për partinë e Tom Doshit. Partitë e treja dhe që futen rishtaz në ‘parlamentin’ e Tiranës janë Nisma Thurje me Endri Shabanin dhe Lëvizja Bashkë e cila merr edhe ajo një ulëse në këshill, edhe pse rezultati në krahasim me kandidatin për kryebashkiak Arlind Qori është shumë më i ulët me gati gjysmën e mbështetjes që mori kryetari.
Partitë e tjerë që do të kenë nga një përfaqësues do të jenë gjithashtu Partia Republikane, Lëvizja Progresiste LZHK si dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Më poshtë lista e plotë e anëtarëve të rinj të Këshillit Bashkiak Tiranë. Duhet thënë se forcat politike kanë vënë emra të rëndësishëm në lista, duke i dhënë vlerësimin e duhur Këshillit Bashkiak të Tiranës i cili premton debate në mbledhjet e tij, pas 4 vitesh me një anëtari thuajse 100% socialiste. Rezultatin e plotë për Këshillin Bashkiak Tiranë mund ta lexoni KËTU
Partia Socialiste 34 Këshilltarë
- Romina Kuko
- Aldrin Dalipi
- Megi Fino
- Eridian Salianji
- Etleva Bajrami
- Endri Fuga
- Ledia Tota
- Plarent Ndreca
- Sonila Qato
- Luan Bregasi
- Arta Dollani
- Genci Hyska
- Joleza Koka
- Julian Hodaj
- Reme Xholi
- Besart Kadia
- Blerina Doracaj
- Gazmend Paja
- Silda çepe
- Endrit Hoxha
- Adelina Greca
- Hantin Bonati
- Vjollca Braho
- Glindxhet Madhi
- Katerina Marku
- Aldo Merkoçi
- Albina Nanaj
- Enio Civici
- Bruxhilda Kito
- Agim Kraja
- Maura Linadi
- Halit Valteri
- Grejsi Bixhi
- Rezart Isufi
Bashkë Fitojmë Këshilltarë
- Ilir Alimehmeti
- Silva Caka
- Endrit Braimllari
- Beti Njuma
- Arben Tafaj
- Floida Kërpaçi
- Tedi Blushi
- Ilda Zhulali
- Dorjan Teliti
- Ana Azizaj
- Artan Distafa
- Albana Kepi
- Jonathan Pano
- Eriona Bixha
- Genci Gjokutaj
Partia Republikane 1 këshilltar
- Albi Jahelezi
Partia Socialdemokrate 2 këshilltarë
- Bruno Çela
- Irini Goga
- Krenar Canollari
Partia Demokratike 4 këshilltarë
- Enriketa Pandelejmoni
- Gentjan Muça
- Irisi Beleraj
- Ervin Dushku
Aleanca Progresiste LZHK 1 këshilltar
- Fabian Topollari
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 1 këshilltar
- Alda Hasani
Nisma Thurje 1 këshilltar
- Endrit Shabani
Lëvizja Bashkë 1 këshilltar
- Mirela Ruko
Rezultati në KQZ