‘Vendoret’/ Balla për Report Tv: Alibeajt i rroftë ‘vula’, nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki! Në Tiranë s’ka garë, Veliaj fitore të thellë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli në Report Tv për zgjedhjet vendore të 14 majit. Por, sa bashki synojnë socialsitët në këto zgjedhje? Balla thotë se ata janë e vetmja parti që futen në garë për t’i fituar të 61 bashkitë.

Në një intervistë për ‘Sot Live në Shqipëri’, me gazetarin Nertil Agalliu, kreu i grupit të PS thotë se Kamza është një ndër bashkitë që duhet marrë shembull, përmes së cilëve mund t’ia kërkojnë qytetarëve votën për të ndryshuar jetën e tyre dhe mos të mbeten peng e politikës së vjetër Meta-Berisha.

“PS është e vetmja forcë politike që futet për të fituar në 12 qarqet dhe në 61 bashki. S’kam dyshim që PS do fitojë në Kamëz me një rezultat mbresëlënës. Mjaftoi një mandat 2019-2023 për ti treguar popullit të nderuar të Kamzës, se po të doni për të ndryshuar qytetin, lagje, duhet të votoni për PS. Po doni të vazhdoni peng për politikën e vjetër të Metës dhe Berishës, që janë në një thes bashkë. Atë thes duhet ta ndëshkojmë me vota”, tha Balla në Report Tv.

Një koment e pati edhe për kundërshtarin politik, Enkeljd Alibeajn, për të cilin thotë ‘i rroftë vula, pasi nuk nxori dot kandidatë në 61 bashki’. Akuzave të Alibeajt se nuk nxorën dot kandidatë se Rama zvarriti gjyqin, Balla thotë se kreu i qeverisë nuk lidhje me këtë çështje.

“Këta të paktën në një gjë janë bashkë, edhe Saliu edhe Enkelejdi, edhe kur bie shiu shumë e ka fajin Rama edhe kur nuk bie e ka fajin Rama. Kanë pas çështje me PS apo me njëri tjetrin, në gjykatë e kanë çuar këta njëri-tjetrin apo ne? Nuk e di ky hyn Rama, në këtë çështje, por jemi mësuar me këtë lloj retorike, që për çdo gjë edhe kur nuk merren vesh me njëri tjetrin.

Sa i takon betejës për Tiranën, Balla thotë se nuk ka garë dhe se lajmi më 15 maj do të jetë fitorja e thellë e kruebahskiakut aktual erion Veliaj përballë kandidatëve të opozitës.

“Në Tiranë çdo gjë flet me punën e përditshme e kryetarit në detyrë dhe kryetari që do rizgjidhet përsëri, Erion Veliaj. Tirana ka përjetuar, gjatë viteve të fundit, ka pasur një ndërprerje 2011-2015 kur duhej të binte në gjumë letargjik. Në vijim të atij transformimi  që nisi Rama, dhe më pas nga 2015, Tirana është një metropol i Ballkanit. Tirana është një destinacion i rëndësishëm, ka mikpritur evente të mëdha europiane. Mandati i tretë do ishte mandati i domosdoshëm i konsolidimit. Lajmi në 14 maj për Tiranën do ishte sa e thellë do ishte fitorja e Veliajt përballë ca kandidatëve që nuk ofrojnë asgjë për Tiranën. Në tiranë, për fat të keq nuk ka garë”, tha Balla.

Ndalur në bashkinë e Maliqit, në të cilën socialistët kandidojnë për mandatin e 7, Gëzim Topçiun, kreu i grupit të PS tha se ishte vendim i Kryesisë dhe shpreh bindjen se ai do u sigurojë sërish fitore.

"Çdo zonë ka kontekstet e veta. Natyrshëm vendimi i kryesisë ka qenë për të vijuar. Edhe në Maliq diskutimi më 15 maj do jetë se sa e thellë do jetë fitorja. S’do ketë fitore të ngushtë në Maliq", vijoi Balla. 

Balla thotë se PS do të angazhohet për një fushatë zgjedhore sa më të qetë.

 

Intervista e plotë

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb