TIRANE - Deri më tani Tirana ka pasur 11 qendra numërimi të votave, por me ndryshimet në Kodin Zgjedhor që deputet e mazhorancës kanë përfunduar, kryeqyteti do të numërojë 18 qendra votimi. Në draftin që televizioni A1Report ka siguruar, janë 90 qendra numërimi që do të jenë aktive në zgjedhjet e 21 qershorit, por shtimi i numrit të qendrave pritet të sjellë debate jo vetëm mes opozitës dhe mazhorancës, por edhe në radhët e vetë pozitës.
Burime nga Partia Socialiste thanë se shtimi i ZAZ-ve nga njëra anë sjellë shkurtim të kohës së shpalljes së rezultatit por nga ana tjetër, vështirëson kontrollin e punës dhe menaxhimin.
Ditë më parë maxhoranca kishte parashikuar që bashkitë e mëdha si Tirana të kenë 3 vend numërime, pra ta tkurrte numrin por mesa duket nuk është gjetur konsensus për këtë duke mos paraqitur amendamente në Kuvend, e për rrjedhojë duke pranuar kështu propozimet e KQZ-së, pasi kjo e fundit kërkoi që Kodi të përshtatet me ligjin e ndarjes se re territoriale.
Sipas draftit që televizioni A1Report disponon minibashkitë ndonëse nuk ekzistojnë do të kenë nga një qendër numërimi siç është vepruar në zgjedhjet e tjera por duke qenë se në qarkun e Tiranës sipas ndarjes së re territoriale Vora dhe Kamza janë pjesë e bashkisë Tiranë do të vendosen nga 2 ZAZ për secilën.
2 vend numërime do të jenë edhe për komunat e kryeqytetit që do të shkrihen, ndërsa nga 1 ZA do të jenë për Kavajën dhe Rrogozhinën. Edhe zonat me popullsi çame si Konsipol, Markatë dhe Xarrë do të kenë një ZAZ të posaçme.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
në Kod: 18 ZAZ Tirana, 90 në total