Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se bashkimi i të gjitha forcave opozitare për zgjedhjet vendore të 2027-ës apo për protestat është rruga e vetme për t’u përballur me 'narkodiktatorët'.

Në konferencën për shtyp të kësaj të marte, Berisha tha se vetëm 'një front i bashkuar', mund të rrëzojë qeverinë aktuale.

"Edi Rama nuk bën zgjedhje dhe cilido që beson se Edi Rama bën zgjedhje, mashtron veten e tij, por bashkimi i të gjitha forcave opozitare në qëndrimet qoftë zgjedhore, qoftë protestat, qoftë në çdo aspekt, është rruga e vetme për t’u përballur me narkodiktatorët apo diktatorët autoritare. Ne jemi të hapur.

Ne do bëjmë gjithçka për të bashkëpunuar me të gjithë pa përjashtim, me të gjitha forcat politike, me të gjitha shoqatat, me të gjithë faktorët që janë të vendosur, ose e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe të këtij vendi, për largimin e tij, qoftë në fushën elektorale, qoftë në fushën e protestave, qoftë në çdo fushë tjetër. Vetëm një front i bashkuar mund të arrijë atë ndryshim që me padurim e presin shqiptarët", tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Lufta Veliaj-Rama, Berisha: Opozita të bashkohet për Tiranën! Me Ramën s’ka zgjedhje? Kreu i PD: Duhet kandidat i përbashkët