‘Vendoret’, Gështenja në Report Tv: Do bëj fushatë vetëm për PD-në zyrtare, demokratët të votojnë për Këshillin Bashkiak! Nuk mbështes kandidatët e koalicionit Meta-Berisha

TIRANË- Partia Demokratike do të dalë në zgjedhjet vendore me kandidatët e saj, por vetëm në disa bashki të vendit. Ndonëse i kanë lënë rrugën të hapur kandidatëve të Berishës në shumicën e bashkive të vendit, deputeti demokrat Lefter Gështenja thotë në Report Tv se nuk do t’i mbështesin kandidatët e koalicionit Meta-Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, deputeti Gështenja thotë se do jetë në terren dhe do të bëjë fushatë vetëm për PD zyrtare. Ai shprehet se në bashkitë ku nuk kanë kandidatë do të bëjnë fushatë për kanidatët për Këshillin Bashkiak.

“Këta kandidatë do ishin të gatshëm të bënte thirrje të votohej lista e këshillit të PD. Do ii sha krahu i djathtë në fushatë pa asnjë lloj rezerve. Përsa kohë nuk ka një thirrje të tillë unë do vazhdoj të punoj për PD, të bëj vota për PD. Do jem në terren për PD. Në Elbasan kemi listat për këshill”, tha Gështenja në Report Tv.

Gështenja zbuloi edhe qëndrimin e tij na mbledhjet maratonë që zhvilloi PD për të përcaktuar se si do të dilnin në zgjedhje. Gështenja shprehet se bashkë me një grup deputetësh kushsinkërkuar që nëse s’do të dilnin me kandidatë në 61 bashki, të nxirrnin vetëm lista për Këshilla Bashkiakë.

“Nuk kam qenë pjesë vendimmarrëse, është diskutuar gjatë, janë bërë disa mbledhje. Vendimmarrja finale ka qenë e Kryesisë. Kam qenë që në duhej të dilnim me 61 kandidatë, me një kusht, të kishim kandidat të përbashkët të gjithë si opozitë. Kam qenë kundër daljes me më shumë se 1 kandidat. Lufta nuk është brenda opozitës kush fiton më shumë, garën e kemi me Edi Ramën. Meqë ishim në këtë situatë, zvarritja e procesit gjyqësor, vonesat që solli KQZ, isha që PD të mos futet në këto zgjedhje me kandidatë për kryebashkiakë, por vetëm me lista për këshilla bashkiakë. Në këtë situatë që ndodhemi do të përplasim demokratët me njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Gazetari Flogert Muça nga ana tjetër tha se ndarja e PD-së me Sali Berishën tashmë është finale.

“Ndarja është finale, me aktin që ai po bën, që thotë do bëj fushatë për PD po e konfirmon dhe e ka kuptuar që s’ka më bashkim me Berishën. Manovrat që ka bërë Alibeaj e Tabaku e dëmtojë PD dhe çojnë ujë te mulliri i Sali Berishës”, tha Muça.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turi: 04/04/2023 16:40

    bravo ,,geshtenja,,ja morre arrat sali kermes,,,e belind bedelit...

    Përgjigju
  • Miri: 04/04/2023 16:05

    Eshte me se e vertete ajo qe thote zoti Geshtenja(arra). Ne te gjitha bashkite qe Alibeaj nuk ka kandidate, mbeshtetesit i tij dhe te Bashes do votojne kandidatet e PS.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Çna tregoi Altin Dumani?