Vendoret, KVV prezanton raportin
"Kuadri ligjor ende i pa plotësuar" 

Vendoret, KVV prezanton raportin<br />
Ndërsa kanë mbetur më pak se 3 muaj nga data e zgjedhjeve të para lokale me ndarjen e re territoriale, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot raportin me rekomandime për zgjedhjet vendore 2015.

Gjatë prezantimit të këtij raporti KVV theksoi se zgjedhjet e para vendore pas marrjes së statusit kandidat janë me rëndësi dhe duhet të plotësojnë pritshmëritë. Sipas KVV vullneti politik vazhdon të mungojë.

Sipas KVV, plotësimi edhe pse i vonuar i KQZ ka qenë një hap pozitiv dhe i nevojshëm për zgjedhje të mira.
 
“Jemi akoma ne pritje pasi nuk ka asnjë lëvizje nga Parlamenti shqiptar për ndërtimin e komisioneve zonale të administrimin zgjedhor. Plotësimi i anëtarëve të KQZ-së ishte hap i vonuar por pozitiv. Kuadri ligjor për zgjedhjet nuk u prek për tu plotësuar me propozimet e bëra ndaj për këtë arsye mbeti i paplotë. Në mënyrën e funksionimit të KQZ vërehet se ka disa përmirësime por ka edhe disa sjellje jo konformë frymës së ligjit. KQZ nuk ushtron në mënyrë të plotë autoritetin dhe kompetencat e dhëna në të gjitha hallkat”- thuhet në raportin e KVV.
 
Më tej theksohet se kandidimi i kandidatëve të pavarur është në pozita diskriminuese. Gjithashtu KVV i bën thirrje Partive politike që të kenë përfaqësim të barabartë gjinor dhe t’i japim fund praktike të ndalimit të mediave që të marrin pjesë në aktivitet e tyre.

“I bëjmë thirrje partive politike t’i japin fund ndalimit të mediave të marrin pjesë në aktivitetet e veta. Të rrisin pjesëmarrjen e grave konformë statuteve që vet partitë kanë. Të kenë përfaqësim të barabartë zgjedhor në të gjitha nivelet e administrimit të zgjedhjeve”- u shprehën përfaqësuesit e KVV.
 
KKV ka kërkuar sërish që të plotësohet në kohë mangësitë e procesit, por edhe që të realizohen edhe ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor. Një nga rekomandimet e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë ka qenë edhe që anëtarët e KZAZ-ve të mos jenë të angazhuar me funksione të tjera publike gjatë procesit të zgjedhjeve.

Në lidhje me listat e zgjedhësve, KVV bën me dije se ka rënë dakord me Ministrinë e Brendshme të njoftojë herë pas here qytetarët për publikimin e listave dhe për rregullimin e tyre deri në shpalljen e përfundimtare të tyre. 

PDF - Raporti i ndërmjetëm i KVV për zgjedhjet lokale 2015

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore