Vendoset në Krajovë busti i Skënderbeut, kryebashkiaku rumun: Do rrisim bashkëpunimin

Në kuadër të ditës së djelmërisë vlonjate në Rumani, në qytetin e Krajovës u vendos busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Deputetë të parlamentit shqiptar, kryebashkiaku i Vlorës, Prefekti si dhe artistë vlonjat u pritën nga deputet të Rumanisë si dhe Kryetari i Bashkisë së Krajovës.

Të gjithë deputetët shqiptar dhe rumunë zbuluan bustin e Skënderbeut në një nga sheshet më të mëdha të qytetit të Krajovës. Deputeti Fate Velaj u shpreh se këto janë ngjarje të mëdha që mbesin në kujtesë dhe i afrojnë popujt dhe shërbejnë si ura midis qytetërimeve.

Në vendosjen e bustit Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli u shpreh se vendosja e bustit të Skënderbeut në sheshin e Krajaovës është në kuadër të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Pas vendosjes së bustit aktiviteti u spostua në Bashkinë e Krajovës ku delegacioni shqiptar u prit nga kryetari i kësaj bashkie. Dy kryetarët e bashkive ai i Krajovës dhe i bashkisë së Vlorës firmosën një marrëveshje bashkëpunimi.

Në fjalën e tij kryetari i bashkisë së Krajovës shprehu konsiderata për autoritetet nga Vlora, ndërsa vizitën e quajti si një ditë të rëndësishme  për marrëdhënien dypalëshe

Jemi shumë të gëzuar dhe të lumtur që jeni pranë nesh, që morët pjesë në dy evente kulturore për vendet tona. Jemi të gëzuar që kemi bashkëpunim të mirë me deputetin e shqiptarëve të Rumanisë. Besojmë se kjo ditë është shumë rëndësishme për marrëdhëniet tona dypalëshe dhe që do shënojnë intensifikimin e këtyre marrëdhënieve midis dy bashkive tona

Mihail Genoui kryetari i bashkisë së Krajovës-Rumani

Delegacioni shqiptar ishte i shoqëruar edhe nga grupi muzikor vlonjat të cilët së bashku me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli dhe deputetët shqiptarë kënduan para bustit të heroit tonë kombëtar Skënderbeut i cili u vendos në një nga sheshet me të mëdha të qytetit të Krajovës.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ffo: 29/10/2018 18:18

    Nuk duhet te miqesohemi me Rumanine pa njohur Kosoven.

    Përgjigju
    • Anton: 30/10/2018 04:22

      Futja nje pjate groshe me mish thiu

  • Hajredin: 29/10/2018 17:24

    Po vellai i Kryetarit Leli ke perfaqesonte ne Krajove? ( biznesin familjar)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur