Vendoset teknologjia e “përsëritjes
së rastit” në Botërorin e klubeve 

Vendoset teknologjia e “përsëritjes<br />së rastit” në Botërorin e klubeve 
Prej kohësh është testuar teknologjia e “përsëritjes së rastit” për tu bërë pjesë në stadiume si një ndihmë më shumë për arbitrin, por tashmë është vendosur se kjo teknologji do të jetë pjesë e Botërorit të klubeve.

Shefi i zhvillimit teknologjikë në FIFA, Marco Van Basten u shpreh se kjo gjë ishte një hap i madh përpara. 

Arbitri i cili do të ndodhet në fushë, do të ketë mundësinë që ta shikojë edhe një herë rastin përpara se të marri një vendim. Kjo bëhet me qëllimin që gabimet në vendimet e arbitrit të jenë sa më të vogla dhe mos të ndikojnë në rezultatin e ndeshjes.

Arbitrit do t’i ofrohet mundësia që ta rishikoj në një monitor në fushë një rast i cili mund të jetë i paqartë për të dhe që mund të ndikojë në rrjedhën e ndeshjes.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas

Humbi vëllanë, Gjykata e Hagës nuk i jep leje Jakup Krasniqit për ceremoninë e varrimit! U përcoll sot në Drenas