TIRANE- Shënohet rasti i tretë brenda tre ditëve me atentat me eksploziv. Gjatë mbrëmjes së djeshme një tjetër shpërthim automjeti ka tronditur kësaj here Fushë-Krujën. Një automjet i parkuar para një pallati në lagjen “Punëtori” në Fushë-Krujë ka shpërthyer, ndërsa dyshohet se makinës tip “Fiat Punto” me targë AA052 FD në pronësi të 42-vjeçares Mimoza Isufi i është vënë eksploziv. Nga shpërthimi i ndodhur rreth orës 20:00 të së premtes mësohet se nuk ka të lënduar.
Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policies, të cilat nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave. Policia mori në pyetje pronaren me profesion rrobaqepëse, për të mësuar motivet e kësaj ngjarjeje. Ndërkohë bëhet e ditur se pronarja i mjetit ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte me persona të tjerë. Lidhur me këtë çështje policia e Fushë-Krujës ka ngritur dyshime se autorët mund të kenë ngatëruar shënjestrën, duke vendosur tritolin në makinën e shtetases Mimoza Isufi.
Burime pranë policisë thanë se lënda eksplozive është vendosur mbi makinë, ku ka shpëthimi është dëmtuar dhe një automjet tjetër që ishte parkuar aty afër. Shpërthimi nuk ka qenë i telekomanduar, por sasia e dinamitit me një fitil ndezës është hedhur mbi automjetin e parkuar. Ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe autorët e shpërthimit. Shpërthimet me tritol kohët e fundit janë “bërë të modës”, ku në disa raste persona të ndryshëm kanë humbur jetën.
Shkrimi u publikua sot (01.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com