Erion Duçka 28-vjeç personi që shihni në këtë foto është autori i dyshuar i policisë së Tiranës për tritolin e vendosur të enjten në mëngjes në gomën e pasme të autobusit të funeraleve në pronësi të shtetasit K.R.
Duçka është kapur pak minuta pas vendosjes së eksplozivit në gomën e autobusit teksa me një biçikletë largohej nga rruga “Arben Minga” ku dhe ndodhi ngjarja.
Sipas hetimeve paraprake 28-vjeçari ka kundërshtuar patrullën e policisë e cila ka shkuar menjëherë në rrugën "Arben Minga", ndërsa Duçka po tentonte të largohej.
Shkak i këtij krimi me eksploziv dyshohet se është konflikti për konkurencën e autobusëve të funeralit ndërsa i riu prej 12 orësh i arrestuar ka mohuar ngjarjen.
Burime për ReportTv nga prokuroria e Tiranës bënë me dike se është kërkuar nga kompanitë celular e harta e lëvizjes së 2 numrave të celularit në përdorim të Duçkës si dhe do ti kryhen analizat balistike për prani të lëndës plasëse apo fitilit ndezës.
Sasia e eksplozivit të vendosur në autobusin që shihni në pamje ka qenë e vogël dhe sipas hetuesve Duçka e ka kryer këtë krim për të kanosur pronarin e mjetit me të cilin prej disa kohësh mësohet se kanë pasur konflikte.
Policia e Tiranës po hetohen dhe për mënyrën se si Duçka ka gjetur lëndën plasëse dhe mekanizmin e krijimit të saj me fitil pasi dyshohet se ai e ka blerë atë tek një grup kriminal që është aktiv në tregtimin e bombave të telekomanduara.

(Në foto Erion Duçka)
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO