Ministria e Infrastrukturës konsulencë ndërkombëtare për vendosjen e matësve inteligjentë të energjisë

Ministria e Infrastrukturës konsulencë ndërkombëtare për vendosjen e matësve inteligjentë të energjisë

Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim së fundmi ka publikuar një kërkese për shpallje interesi për Asistencë Teknike për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, OSHEE dhe OST për përgatitjen e një strategjie të re për Matjen dhe Politikat Standarde për matjen e energjisë elektrike. Çka nënkuptonte që matësit aktual mund të zëvendësohen me matësat të ri më të avancuar që do të identifikonin edhe humbjet në rrjet.

Pas këtij njoftimi ka patur shumë aludime se ky ishte koncesioni i radhës i qeverise pasi në dokument thuhej se fillimisht do të bëhej një analizim i matësve që janë aktualisht në treg dhe do të shikohet mundësia që të vendosen matësit e ri të mundshëm që mund të jetë investim përmes një privati. Në lidhje me këtë procedurë prokurimi ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një shkrese zyrtare, ku thekson se nuk bëhet fjalë për koncesion por për marrje konsulence, që do të përcaktojë edhe standardet e matjes së energjisë që do të ndiqen në të ardhmen.

“Sqarojmë se bëhet fjalë për shërbim konsulence ndërkombëtare, që të hartojë strategjinë e matjes së energjisë elektrike, mbi të cilën do të referohen në të ardhmen institucionet e linjës dhe nuk ka asnjë vendim për vendosje matësash elektronikë me partneritet publik privat, sikurse është përmendur në media. Qëllimi kryesor i kësaj detyre është të asistojë MIE, ERE, OSHEE dhe OST në ngritjen e një strategjie të përgjithshme për matjen dhe politikat standarde përkatëse të Sektorit Energjetik Shqiptar si edhe me propozimet për ndryshimet e nevojshme ligjore. Strategjia do të ndihmojë institucionet e linjës në vendimmarrje për politika të qarta në zgjedhjen e standardeve të matjes së energjisë elektrike, që do të ndiqet në të ardhmen” thuhet në reagimin e Ministrisë. Sipas reagimit zyrtar të ministrisë e gjithë kjo strategji do të financohet nga BERZH.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja