Ekipi i terrenit në Bashkinë e Tiranës ka realizuar vendet e parkimit edhe për dyrrotakët e kryeqytetit.

Parkimi i biçikletës tani jo vetëm që nuk do të jetë me stres për pedaluesit, por me stacionet e reja shumëngjyrëshe pritet që të shtohen më shumë çiklistët në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj ka postuar disa foto të parkimeve të biçikletave.

Mirëmëngjes Tirana! Stacionet e reja të biçikletave me ylbere ngjyrash na ftojnë për të shijuar pedalimin në turin e kryeqytetit”. Vend-parkime të reja për biçikleta janë shtuar edhe në këto zona të Tiranës:

-Komuna e Parisit

-Urani Pano

-Stadiumi Dinamo", shkruan Veliaj.