70 përqind e Venecias qëndrore sot noton në ujë, I cili arrin deri në 1.5 metra lartësi.
Turistët në vend që të shijojnë qytetin e bukur të Venecias, janë detyruar të veshin çizmet dhe mushamatë që të qarkullojnë nëpër qytet.


Portreti Shën Markut, i famshën në sheshin e Venecias është përmbytur në ujë. Ky qytet është njohur si “qyteti nën ujë” ku çiftet e vizitojnë dhe shijojnë dashurinë e tyre, por sot romanca është lënë mënjanë dhe mendojnë sesi do përballojnë përmbytjet.

Disa turistë që duan medoemos ta shijojnë udhëtimin e tyre e kanë gjetur një zgjidhje. Ata kanë dalë me bikini dhe janë ulur në tryezë në një kafe tek sheshi qendror, pranë portretit të zhytur të Shën Markut.
Të tjerë me bagazhe në duar përpiqen të kalojnë nëpër rrugët e përmbytura. Edhe dyqanet notojnë në ujë.

(ad.ti/shqiptarja.com)
