Venecia foli! Kur do të ketë zgjedhje në bashkitë e mbetura pa kryetarë, z. President?

Venecia foli! Kur do të ketë zgjedhje në bashkitë e mbetura pa kryetarë, z. President?

Ilir Meta dhe Komisioni i Venecias

Komisioni i Venecias ka vulosur debatin për zgjedhjet e organeve bashkiake, të mbajtura në Shqipëri më 30 Qershor 2019. Përmes opinionit që pritet të zbardhet i plotë, Venecia lë në fuqi zgjedhjet e mbajtura duke rrëzuar kështu pretendimet e Voltana Ademit në Gjykatë Kushtetuese për shpalljen e 30 qershorit si antikushtetues. Por edhe të presidentit Ilir Meta i cili shtyu njëanshmërisht zgjedhjet lokalë për në 13 tetor. Pra në thelb, Venecia i përgjigjet si Gjykatës Kushtetuese që i ka kërkuar ndihmë, ashtu edhe Opozitës dhe Presidentit se nuk ka arsye për përsëritjen e zgjedhjeve në tërësi.

Por që prej 30 Qershorit në Shqipëri kanë rrjedhur një sërë ngjarjesh që vërtetë nuk kanë goditur legjitimitetin e zgjedhjeve, por kanë krijuar future të paktën pesë bashki në ngërç sa i përket drejtimit të tyre. Në fillim Shkodra, më pas Vora dhe Durrësi kanë mbetur pa drejtues në krye të Bashkive. Valdrin Pjetri dhe Agim Kajmaku humbën detyrën për shkak të problemeve me drejtësinë, ndërsa Valbona Sako u dorëhoq. Kësaj listë bashkish pa kryetarë iu shtua edhe Rrogozhina ku drejtuesi i saj i zgjedhur humbi jetën si edhe Lushnja ky kryetari Fatos Tushe u prangos.

Në këtë situatë, pushteti lokal i përbërë nga 61 bashki mund të themi se rreth 10 përqind të tijin e ka pa kryetarë të zgjedhur, por me emërime që nuk kanë dalë nga vota e populilt. Ndërkohë që Shkodra madje nuk ka as emërim, por një kryetare të mbetur në krye të bashkisë si pasojë e mish-mashit dhe neglizhencës së organeve.

Të ndodhur para këtij fakti, pyetja lind se çfarë do të bëhet me këto bashki, kur ligji parashikon saktë se duhen mbajtur zgjedhje të parakohshme. Për këtë, përgjigjen kryesore duhet ta japë Presidenti, i cili tashmë e ka përgjigjen edhe nga Venecia për 13 tetorin e tij. Me shpalljen e vakancave nga KQZ, për kryetarët e bashkive në fjalë, duhet që Ilir Meta të vendosë datën se kur qytetarët e këtyre bashkive do të mund të zgjedhin drejtuesit e tyre legjitimë. Duke u barazuar kështu me qytetarët e tjerë të vendit me votë të peshuar barabar.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 14/10/2021 18:39

    Keto legeni do ti dekretoj kur ti thot shqupi dhe mona,po i than keta ai do i dekretoj dhe voltazhi do shkoj per lesh. Keshtu eshte ber kjo pun kur ti doj b**** ilir qenit,se presidencen ja ka len baba.

    Përgjigju
  • Kaso: 14/10/2021 15:18

    Se pari, konsultohuni me juriste dhe me tej zbatoni vijen e partise. Se dyti, draft opinioni i Venecias eshte mendim, jo vendim. Se treti, me te drejte Venecia shprehet qe GJK nuk ka ne juridiksion te shprehet mbi procesin zgjedhor. Por ka juridiksion mbi kushtetueshmerine e legjislacionit. Pra nese legjislacioni qe ka sherbyer si baze per procesin eshte apo jo ne pajtim me kushtetuten. Procesi mund te jete i shkelqyer por nese eshte realizuar mbi nje legjislacion jo ne pajtim me kushtetuten, rrjedhimisht eshte antikushtetues. Se fundmi, te presim ca do vendose vete GJK dhe me kete rast do te kuptojme me mire sa e afte eshte.

    Përgjigju
    • Skerdilajd: 15/10/2021 00:05

      A ti qenke rende o vella! Rri prit "se fundmin" pra! Keto pyesin Venecian ca te bejme. Ti thua te presim GJK.

    • Cubi: 14/10/2021 18:42

      Me clexova ne komentin tuaj kuptova qe ke shkuar kot per nje vend pran gjykates kushtetuese dhe ti sherbesh me zell partise meme.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje

5 këshilla si të shtroni tryezën për Krishtlindje