TIRANE-Mbërritja e delegacionit të Komisionit të Venecias në Shqipëri për paketën anti-shpifje ka rikthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes debatin për nismën e shumicës. Ekspertët e 'Venecias' dje dhe sot në Tiranë kanë takuar përfaqësues të politikës nga të gjitha kampet, por edhe të organizatave të medias, mes tyre Koloreto Cukalin, kryetar i Këshillit të Medias, i cili ishte i ftuar në studion e Report Tv së bashku me analistin Mujo Buçpapaj përballë gazetarit. Cukali u shpreh se ekspertët e 'Venecias' mbajtën shënim të gjitha kritikat e tij për ligjin, ndërsa theksoi se problemin sipas tij e zgjidh vetërregullimi dhe për këtë nesër do të ketë një nismë.
"Ishte një takim surreal, pas një viti që takohemi me përfaqësuesit e qeverisë. Një përvojë poshtëruese. Pas një shurdhërie të tillë, pamë njerëz që janë gati të dëgjojnë dhe të mbajnë shënime dhe që e kuptojnë thelbin e problemit. Ata, ankesat që paraqitëm ne, i perceptuan shumë mirë, bënë pyetje me shumë vend, na kërkuan edhe opinione. Tregu ka nevojë për vetërregullim dhe jo për ligj.
Ky nuk është ligj për median dhe shpifjen, por për AMA-n. Po të kishim një ligj për median, e ekzekutonte gjykata. Një nga problemet e mëdha është moderimi i komenteve dhe ky ligj nuk i trajton. U thamë pikat pse ligji nuk qëndron, se AMA merr rolin e një gjykate. Nuk besoj, por nëse do të miratohet do të ketë një autocensurë, gazetarët nuk do të shkruajnë më. Do i ndjekim të gjithë hapat ligjorë. Nesër në 11:30 do të mblidhen bashkë për të propozuar një mekanizëm vetërregullimi" tha ai. Ndërkohë që analisti Mujo Buçpapaj u shpreh se 'Nisma duhet të jetë e bazuar në ligj. Është i domosdoshëm një kontroll, mënyrë që të bëhet serioze për portalet, por duhet të jetë e bazuar në ligj".
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.2%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.2%
Vota total: 912
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bardhi i del nga ‘rreshti’ Berishës: Kam besim te SPAK! Ish-kryeministri: PD bashkim në diversitet, por s’lejoj drejtësi politike
28 Shkurt, 13:09
-
‘Me 1 fishkëllimë vjen të shkrijë SPAK, Berisha i përgjigjet Ramës: S’i bashkoj votat, por do e reformoj me Venecian
26 Shkurt, 13:16
-
Debati mbi SPAK/ Meta betohet nga burgu se do u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura: ‘Vetting’ drejtësisë, ta kthejmë në shinat veneciane
25 Shkurt, 17:13
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor 2024, 14:27
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30
-
Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën
12 Dhjetor 2024, 12:53
-
Kreshnik Spahiu: Pse janë bashkuar qeveri-opozitë, për heqjen e Kryetares Gjykatës Kushtetuese?
11 Dhjetor 2024, 14:40