Venecia për mandatin e Xhaçkës, Balla-opozitës: Çdo humbje e ktheni në fitore! Opinioni na dha të drejtë, votojmë vetëm për çështje brenda kompetencës

Taulant Balla, hodhi poshtë akuzat e opozitës lidhur me interpretimin e opinionit të Komisionit të Venecias dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës.

Balla theksoi se Komisioni i Venecias ka konfirmuar të drejtën e parlamentit për të votuar çështje që janë brenda kompetencës së tij. Ai nënvizoi se mazhoranca ka respektuar ndarjen e pushteteve dhe parimet e Kushtetutës, duke mos devijuar nga proceset ligjore.

'Unë nuk mbaj mend ndonjëherë një opinion të Venecias ku humbësit të mos e konsiderojnë si fitore, ndoshta se për shkak të matematikës 59 ju duket më e madhe se 2. Po të ishit ju, që kishit të drejtë, minimalisht kur kuvendi u mblodh dhe votoi, ju do kishit marrë fjalën e do kishit thënë do respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk do shkojmë në votim. Më vjen mirë që opinioni i Venecias ka shkruar të zezë mbi të bardhë se parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por gjthmonë është në gjendje të votojë çështje brenda kompetencës së vet. Çfarë ka bërë kuvendi? Ka votuar mbi çështje që kanë kompetencë sipas asaj që i ka përcaktuar kushtetuta. Nëse nuk do ti kishit sytë e mbyllur nga politika, siç i keni për fat të keq, do vinit këtu e do thonit që është respektuar ndarja e pushteteve, e një ditë mund të çohet Gjykatës Kushtetuese e të thotë nuk do të bëni më ligje se do I bëj unë. Jemi republikë parlamentare.'

Sipas Ballës, opozita manipulon opinionin publik duke e kthyer çdo humbje në një fitore të pretenduar.

'Ju ka ngelur sëmundje nga ish udhëheqësi që çdo humbje e ktheni në fitore.

Mos harroni se Komisioni i Venecias investohet mbi bazën e pyetjeve që i shkojnë. Pyetjet që i kanë shkuar ndoshta nuk e keni lexuar. Lexojini dhe ato dhe bëni derman edhe Asllanit se u bëmë si teatër kukullash. Kalojmë tek çështja tjetër se këtë e humbët.'


Lajmi kryesor:

Debate në Kuvend për Opinionin e Venecias për Xhaçkën/ Bardhi: Shpikët një opinion që nuk ekziston! Bushka: Autonomia parlamentare fitoi të drejtën


G.K/E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

SHBA, përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë

SHBA, përkrahje me kusht qeverisë së ardhshme të Sirisë