VENEZUELE- Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka përzënë nga vendi të tre konsujve amerikanë, duke i akuzuar për konspiracion dhe se kanë takuar studentë të përfshirë në protestat anti-qeveritare të ditëve të fundit.
Maduro nuk bëri të ditur emrat e konsujve por tha se Ministri i Jashtëm do të jepte detaje të tjera lidhur me identitetin e tyre. Ai vazhdoi duke thënë se bëhej fjalë për funksionarë amerikanë që gjendeshin në universitet e vendit dhe se kishte rreth dy muaj që ata organizonin takime me studentët, në universitete private.
Besohet se përjashtimi u provokua nga mbështetja e administratës së Obamas për liderin e opozitës në Venezuelë, Leopoldo Lopez.
Sipas Maduro-s, një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha në një telefonatë me ambasadorin e Venezuelas në Washingon, se arrestimi i Lopez do të shkaktonte pasoja negative për vendin e tij.
Ndërkohë, Washingtoni i ka refuzuar akuzat se ka komplotuar me opozitën venezueliane kundër Maduros. SHBA nuk ka një ambasador në Venezuelë që prej vitit 2010.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com