Venezuela ka shpallur shtatë ditë zie kombëtare pas dy tërmeteve shkatërruese që goditën vendin më 24 qershor. Ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë të mbijetuar nën rrënoja, bilanci i viktimave ka shkuar në 2.295.
Sipas autoriteteve venezueliane, 11.297 persona janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet e Karakasit dhe La Guairas, të cilat po përballen me fluks të madh të të lënduarve. Burime jozyrtare thonë se mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.
Në terren janë angazhuar mbi 4 mijë efektivë ndërkombëtarë, të cilët vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Shpresa është përqendruar te Hernan Gil, një 47-vjeçar që ndodhet i bllokuar nën rrënojat e një qendre tregtare në Playa Grande. Sipas ekipeve të shpëtimit, ai është ende gjallë dhe deri tani ka marrë ujë dhe ushqim përmes sondave.
Reshjet e shiut po e bëjnë edhe më të vështirë punën e ekipeve të emergjencës. Në një tjetër operacion, kërkimet për një vajzë 14-vjeçare u ndërprenë pasi nuk u regjistruan më shenja jete.
Autoritetet kanë paralajmëruar edhe për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve, pasi shumë trupa ndodhen ende nën rrënoja dhe reshjet e fundit kanë komplikuar situatën.
Ndërkohë, katër punonjës të policisë shkencore janë arrestuar pasi u kapën duke vjedhur para mes rrënojave të ndërtesave të shembura.
Komente








Me vjen shume keq per njerzit atje. Ngushellime per viktimat , urojme qe plaget te mbyllen shpejt
Përgjigju