Pas dy tërmeteve katastrofike në Venezuelë, një 11-vjeçar është gjendur i gjallë nën rrënoja në La Guaira ku gjendej i bllokuar prej 4 ditësh, raportojnë mediat e huaja.

“Moisés u shpëtua i gjallë dhe është i sigurt! Me krenari të thellë njoftojmë se ekipi USAR COL-1 i Kolumbisë shpëtoi të gjallë Moisés, djalin 11-vjeçar që kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja në La Guaira, Venezuelë”, njoftuan ekipet e kërkim-shpëtimit.

Gjatë operacionit që zhvillohej në garë kundër kohës, fëmijës iu dhanë sasi të mëdha uji për ta hidratuar, ndërsa pjesëtarët e ekipit ndërkombëtar hiqnin rrënojat.

Sipas shpjegimit të dhënë nga një prej drejtuesve të ekipit USAR Col-1, Moisés ndodhej në një thellësi prej tre metrash dhe me pajisje të specializuara u hoqën pllakat me përmasa të mëdha që më pas ta nxirrnin.

Mes duartrokitjeve të atyre që po vëzhgonin punimet e shpëtimit, Moisés u cilësua si një nga “mrekullitë” e kësaj tragjedie që ka shkaktuar 1.430 viktima dhe 3.238 të plagosur deri tani, sipas presidentes në detyrë, Delcy Rodríguez.

1782631537_termetetnevenezuele.jpg