Venezuelë, dialogu me Maduron përçan opozitën, shumica e kundërshtarëve të qeverisë i refuzojnë bisedimet

Venezuelë, dialogu me Maduron përçan opozitën, shumica e kundërshtarëve të qeverisë i refuzojnë bisedimet

Përfaqësues të partive të vogla të opozitës nënshkruan një marrëveshje me qeverinë në Ministrinë e Jashtme në Caracas. "Liria e të gjithëve dhe paqja janë qëllimet më të larta. Ne jemi ngritur kundër urrejtjes dhe zemërimit," tha deputeti Timoteo Zambrano. Ai tha se ka filluar "Raundi Kombëtar i Bisedimeve për Venezuelën".

Siç informon portali kritik i qeverisë "Tal Cual", marrëveshja parashikon që partia socialiste në pushtet PUSV të kthehet në Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita. Për më tepër, duhet të riorganizohet Komisioni i Zgjedhjeve CNE dhe të lirohen të burgosurit politikë. "Të gjitha partitë politike që dëshirojnë, mund të marrin pjesë në negociata," tha Ministri i Informacionit Jorge Rodríguez.

Shumica e kundërshtarëve të qeverisë i refuzojnë bisedimet

Presidenti i përkohshëm i vetëshpallur Juan Guaidó e përshkroi marrëveshjen si të papërgjegjshme. Ai tha se një zgjidhje për krizën e brendshme do të ishte e mundur vetëm me zgjedhje të lira dhe me shkarkimin e kryetarit të shtetit Nicolas Maduro. Edhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë e kritikuan nismën e deputetëve që duan të përfshihen në negociata. Shumica e opozitarëve i kundërshtojnë bisedimet e reja.

"Bashkimi Sovjetik dhe Kuba kanë krijuar edhe opozitën e tyre të bindur. Ky bashkëpunim dështon gjithmonë," shkroi në Twitter deputeti me ndikim Julio Borges . "Ai që e vë veten në dispozicion për këtë manovër, nuk përfaqëson popullin e Venezuelës. Qëllimi ynë mbetet i qartë: fundi i diktaturës".

Deputeti Carlos Berrizbeitia tha se marrëveshja  "refuzohet nga forcat demokratike dhe i gjithë vendi, sepse vetëm garanton që Maduro të mbetet në pallatin presidencial të Miraflores". Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristiane Demokratike Copei, Robert García, tha se Venezuela ka "vetëm dy institucione legjitime: Asamblenë Kombëtare dhe Presidentin e përkohshëm Juan Guaidó."

Negociatat dështuan pas sanksioneve amerikane

Guaidó, i cili së fundi arriti të mbledhë pas vetes opozitën e përçarë tradicionalisht, deklaroi se negociatat me qeverinë kishin dështuar pasi Maduro bojkotoi një raund të ri bisedimesh në mesin e gushtit. Më parë, SHBA patën vendosur sanksione të reja ekonomike ndaj vendit të Amerikës së Jugut. Maduro e akuzoi pas kësaj Guaidón se i kishte organizuar masat ndëshkuese.

Opozita e krahut të djathtë dhe qeveria e Venezuelës po zhvillojnë që nga fillimi i vitit një luftë të paepur për pushtet. Kundërshtarët e qeverisë nuk e njohin mandatin e dytë të Maduros, sepse zgjedhjet u zhvilluan pa kandidatët me shanse të opozitës. Presidenti i Parlamentit, Juan Guaido pas kësaj bëri betimin si president i përkohshëm.

Shumë vende e njohin tashmë atë si një president të përkohshëm, por në Venezuelë, Maduro ka edhe më tej pozita të forta. Vendi dikur i pasur ndodhet më tej në një krizë serioze furnizimesh. Rreth tre milionë vetë janë larguar nga Venezuela në dy vitet e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë