Venezuela nuk gjen qetësi teksa rritet edhe bilanci i viktimave nga trazirat që pasuan përfundimin e zgjedhjeve presidenciale dhe fitoren e deklaruar zyrtarisht të Maduros pas datës 28 korrik.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 24, teksa numërohen edhe qindra të plagosur apo lënduar. Protestat e dhunshme, të mbështetura edhe nga opozita vendase, zhvillohen kundër rizgjedhjes së presidentit Nicolas MaduroVenezuelë.

Protestuesit venezuelianë përplasen me policinë
 

Këto zgjedhje dhe rezultati i tyre u kontestua hapur nga opozita, për shkak të shkeljeve të rënda dhe akuzave për vjedhje votash.

Lajmi për viktimat konfirmohet nga grupet e të drejtave të njeriut. PROVEA, një OJQ me qendër në Karakas, foli për “24 vdekje nga e diela e 28 korrikut deri të hënën 5 gusht”, në incidente të lidhura me zgjedhjet presidenciale.

Një efektiv policie i përgjigjet protestuesve me bomba tymuese

Divizioni i Human Rights Watch (HRW) përgjegjës për kontinentin latino-amerikan, publikoi të njëjtin raport. Kujtojmë se pas rizgjedhjes së Maduros në krye të vendit, Venezuela është përfshirë nga protesta të dhunshme, në një kohë kur opozita e akuzon atë për vjedhje dhe manipulim votash.