Hapja e negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Europian varet tërësisht nga zgjidhja e çështjes së kufirit detar me shtetin grek. Të paktën kështu e mendon ministri i jashtëm grek, Evangelos Venizelos në fjalën e tij gjatë konferencës së dorëzimit të kryesisë së BE-së shtetit italian. 

"Së pari, kam frikë se këtu ka një keqkuptim. Ajo çfarë u vendos dhe u miratua nga Këshilli i Europës nuk është hapja e negociatave për pranim, është dhënia e statusit të vendit kandidat, gjë që është krejtësisht e ndryshme. Për të hapur negociatat duhet të përmbushen kriteret e Kopenhagen, përfshirë këtu të drejtën ndërkombëtare të detit.”

Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të kënaqet vetëm me marrjen e statusit kandidat, pasi duhet një rrugë shumë e gjatë për hapjen e negociatave të pranimit. Venizelos thekson se duhet të përmbushen të gjitha kriteret e Kopenhagen dhe të drejtës ndërkombëtare të detit.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)